5 gjërat, që tregoi Inter-Juventus. Higuain është pasuri e çmuar, Pjanic e mbyti Brozovic

7 Tetor 2019, 11:41Sport TEMA

Nga dyshimet e Handanovic deri tek spektakli i garës; nga Higuain, gjithmonë vendimtar, deri te dueli në distancë midis Pjanic dhe Brozovic. Një analizë ndryshe e derbit Inter-Juventus 1-2, luajtur mbrëmë në “San Siro”.

1. SERIA A DI ENDE TË DËFREJË

Ndeshje me intensitet të jashtëzakonshëm, që i mbajti të gjithë pezull deri në “bilbilin” e fundit rë gjyqtarit kryesor. Një shfaqje mbresëlënëse e Serie A, që ka treguar se ka ende gjëra të bukura për të ofruar, falë dy skuadrave, që nuk janë kursyer dhe që do të luftojnë për një kohë të gjatë këtë sezon.

2. HANDANOVIÇ NË HIJE

Nuk është hera e parë që Samir Handanovic nuk e jep kontributin e tij të plotë për ekipin zikaltër, pikërisht në sfidat më delikate. Portier me cilësi të padyshimta, shpeshherë vendimtar, por që duket se i vuan shumë sfidat ndaj Juventusit. Në të dy golat e pësuar, ai mund të kishte bërë shumë më tepër.

3. HIGUAIN, SËRISH VENDIMTAR

Ai hyn në fushë në minutën e 61-të dhe më pak se njëzet minuta më vonë shënon golin vendimtar, me një të djathtë të fuqishme. Argjentinasi risolli në mendjen e shumë tifozëve të Juventusit atë gol të famshëm, në “frymën e fundit”, që në fakt vendosi garën për titullin, dy vite më parë. “Pipita” shënoi pikërisht në atë portë, një minutë para mbarimit të kohës së rregullt, në atë fitore dramatike (2-3) të Juventusit në “San Siro”.

4. ANËSORËT E PADUKSHËM TEK INTERI

Asamoah dhe D’Ambrosio kanë luajtur një ndeshje të zakonshme. Asgjë e veçantë për t’iu atribuar dy krahëve zikaltër. Sidoqoftë, nga një ekip si Interi është e arsyeshme të pritet pak më shumë në korsitë anësore të sulmit. Në këtë aspekt, si Conte, ashtu edhe klubi, me siguri do të punojnë në këtë drejtim.

5. PJANIC MPOSHTI BROZOVIC

Një nga duelet, përmes të cilit e fitoi ndeshjen Juventusi, ishte ajo mes dy “regjizorëve”. Pjanic e mposhti Brozovic, si në posedim e pasim topi, ashtu edhe në të kundërtën, duke dëshmuar se ishte një lojtar krejtësisht tjetër nga kroati. Nga ana tjetër, Brozovic u pa në vështirësi, veçanërisht në pjesën e parë, kur ka pasur një kontribut të pamjaftueshëm.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje