Vllaznia ka arritur që të marrë nje fitore me mjaft vlera në javën e shtatë të Kategorisë Superiore, duke triumfuar me rezultatin e ngushtë 2-1 ndaj Kukësit.
Në takim e zhvilluar në stadiumin “Elbasan Arena” ndeshja në mënyre mjaft të mirë për kuqeblutë, të cilat kaluan shumë shpejt në avantazh që në minutën e 4-t me anë të Hygor Guimaraes, i cili realizoi një gol spektakolar.
Në pjesën e dytë Kukësi barazon takimin që në minuten e 55-të me bomberin Vasil Shkurtaj që mori një asis perfekt nga Abazaj.
Megjithatë, Vllania nuk demoralizohet nga ky gol dhe arrin që të shënojë sërish me kapitenin Gilman Likën 10 minuta nga fundi.
Me këtë fitore Vllaznia ngjiten në vendin e pparë me 12 pikë, po aq sa Bylis, Teuta dhe Skënderbeu. (TemA)