Largimi i parakohshëm nga jeta i yllit të kinemasë, Marilyn Monroe, la shumë pikëpyetje pas.
Aktorja e shndërruar në ikonë të sensualitetit femëror, vdiq në moshën 36 vjecare.
Se fundi, një investigim gazetaresk kërkoi të hedhë dritë mbi misteret e vdekjes së saj.
Autorët e dokumentarit “ The Killing of Marilyn Monroe“ , pretendojnë se ylli i ekranit nuk vrau veten, siç tregon variant zyrtar.
Ata thonë se Marilyn ishte droguar e abuzuar seksualisht që një javë përpara vdekjes së saj tragjike.
“Marilyni kishte frikë për jetën e vet“, thotë gazetari Charles Castillo.
“Ishte mbërthyer në një situatë të cilën nuk e kontrollonte dot më. Përfitonin prej saj.
E kishin droguar dhe kishin bërë një festë të shfrenuar me të“, shton ai.
Dokumentari kërkon të tregojë se Marilyn ishte abuzuar dhe shantazhuar nga një bos mafioz, Sam Giancana, me ndihmën e ish- të dashurit të saj, Frank Sinatra.
Ylli kishte një lidhje të ndaluar me vëllezërit Kennedy, dhe mafia kërkonte të përfitonte nga kjo.
Kur e kuptoi ç`po ndodhte, ajo i kishte thënë Sinatrës se nuk donte të bëhej pjesë e komplotit dhe se do të bënte gjithçka publike.
Kjo, sipas gazetarë të dokumentarit, ishte një motiv i fortë përse mafia donte ta “hiqte qafe”.
Megjithatë, duke se vdekja e saj nuk do të zbardhet asnjëherë dhe do të jetë gjithmonë e mbuluar me mister.
Kjo, duke qenë se për vdekjen e saj është akuzuar edhe familja Kennedy.
Dyshohej se Monroe kishte një video të sikletshme me një prej vëllezërve Kennedy dhe për këtë arsye, sipas spekulimeve, u urdhërua vrasja e saj.(TemA)
Marilyn Monroe