VIDEO qesharake: “Tërmet, tërmet… mos Çim Peka”, aktori tallet me portalin e Zenit

7 Tetor 2019, 11:05Lifestyle TEMA

Portokalli u rikthye mbrëmë në ekranin e Top Channel.

Një prej skenave që u pëlqye nga publiku ishte edhe ajo e dy poetëve, të cilët prekën një temë aktuale, atë të tërmetit.

‘Fakenews-in’ e publikuar në portalin e Çim Pekës, aktorët e sollën me një ironi therëse, për të dhënë mesazhin e fortë se si abuzohet me informacionin në vendin tonë.

“Hapa-dollapa, kush është fshehur mbrapa, me portal të kapa. Ja Ilva, Anila, Fevziu, e Lela, të gjithë i preka, mungon Çim Peka”, lexoi poeti, rol i luajtur nga Gaz Paja.

Në këtë moment dikush thërret “tërmet” dhe ata vrapojnë të tmerruar, për të treguar panikun që Çim Peka krijoi të shqiptarët, duke parashikuar “tërmetin e orës 23:30”.

Shikoni videon në minutën e 4.

1 komente në “VIDEO qesharake: “Tërmet, tërmet… mos Çim Peka”, aktori tallet me portalin e Zenit”

  1. the 5 of November says:

    Video nuk eshte aspak humoristike. Mos harroni se ishte Top Channel ai qe nxorri titullin:
    Sizmiologu grek: Termetet e tjera mund te jene shkaterruese!
    Cim Peka vetem sa i shtoi orarin. Por Top Channel me pas e hoqi nga faqja tittullin dhe vuri nje teter,pastaj zhduku dhe artikullin.
    Keshtu qe nuk i takon ketyre te tallen ,ndoshta i takon atyre te Klanit

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje