Një vajzë vendosi që të ngjiste tek thonjtë hirin e babait të saj të ndjerë, në mënyrë që ai të mbante premtimin se do ta shoqëronte të bijën në altar.
Charlotte Walton shpresonte që i ati do ta dorëzonte te partneri i saj në datën 30 gusht, por tragjikisht babai i nuses ndërroi jetë pas një beteje të gjatë me kancerin.
Në këtë mënyrë, 26-vjeçarja angleze vendosi që hirin e tij ta ngjiste te thonjtë që do të bënte për ceremoninë martesore.