Kujtim Gjuzi “kërcënon” Ruçin: Gramoz më jep fjalën se do kemi incidente, do ta bëj si ata në breg të Lanës

9 Tetor 2019, 10:22Politika TEMA

Deputeti i ardhur nga lista “Basha”, Kujtim Gjuzi, ka folur në seancën e sotme plenare duke paralajmëruar kreun e Kuvendit për incidente.

Ai e akuzoi se seancën e kaluar nuk i dha fjalën që të replikonte me kryeministrin Rama.

“Në seancën e kaluar nuk më lejuat të replikoj me kryeministrin, ju lutem zbatoni rregulloren, mos thoni uluni në vend, pasi do të kemi incidente si ata të opozitës në breg të Lanës.

Nuk mund të na trajtosh ne sikur kemi ardhur me zor. Unë kam të drejtë të replikoj me kryeministrin sa herë të më përmend mbiemrin, kërkoj falje të gjithë shqiptarëve” tha ai.

Ndërkohë që kryetari i Kuvendit Gramoz Ruçi u përgjigj duke thënë:

“Nuk është shkelur rregullorja. Dua t’u kujtoj se radhën e kaluar u kam tërhequr mbi tre herë vërejtje, ju kam paralajmëruar, e vetmja iciativë është që nuk iu kam përjashtuar nga seanca për shkak të ndërhyrjeve që keni bërë. Respektoni rregulloren që të mos përsëritet” tha Ruçi.(TemA)

2 komente në “Kujtim Gjuzi “kërcënon” Ruçin: Gramoz më jep fjalën se do kemi incidente, do ta bëj si ata në breg të Lanës”

  1. goliku says:

    Kujtim k*ri sa ka pa Gramozi si ty…… Ti je komplet RRK….

  2. Shahisti says:

    Une kete Gjuzin e dija pak si retard, po ky qeka mo i mencem se Gramoz Ruci.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje