Kryeministri Edi Rama ka paralajmëruar se shumë shpejt do të ndërmerren masa të rrepta për dhunuesit dhe autorët e dhunës në familje.
Gjatë fjalës së tij në Forumin e dytë Rajonal me temë “Fund dhunës ndaj grave në Ballkanin Perëndimor dhe në Turqi: Zbatojmë Normat, Ndryshojmë Mendësitë”, shefi i qeverisë deklaroi se shumë shpejt qeveria shqiptare do të nxjerrë një propozim, i cili sipas tij do të jetë shumë i rreptë për dhunuesit.
“Nëse shohim përqindjen e grave që fitojnë raste në gjykata është për të ardhur turp. E rëndësishme është që të shkojmë në një nivel më tej, më lart në kuadrin ligjor dhe me instrumentet që luftojnë dhunën në familje. Shumë shpejt do dalim me një propozim, që do jetë shumë i rreptë sa i përket dhunuesve dhe autorëve të dhunës në familje. Burrat duhet të marrin përgjegjësi. Dhuna ndaj grave është një krim i rëndë”, deklaroi Rama.(TemA)
Hahahaha…kush flet per vlerat dhe te drejtat e grave,ai qe nuk eshte marre vesht kurre me femrat!Nese Edvin Escobar D’Rama i beson vertete ato qe thote,nuk kemi te bejm me nje demagog,por me nje individ qe eshte komplet jasht realitetit,nje idjot.