Ky shtet do të rikthejë dënimin me vdekje për homoseksualët: Nuk mund të reklamohen më dhe as të thuan se ashtu lindin

10 Tetor 2019, 16:34Bota TEMA

Uganda ka njoftuar se do të rikthejë ligjin që dënon me vdekje homoseksualët.

Ligji i quajtur “Kill the Gays” u anulua para pesë vitesh për shkak të një teknikaliteti, por qeveria ka në plan ta rikthejë brenda pak javëve.

“Homoseksualiteti s’u vjen natyrshëm banorëve të Ugandës, por ka pasur rekrutime masive të homoseksualëve nëpër shkolla, sidomos mes të rinjve. Atje kanë reklamuar në mënyrë të rreme që njerëzit lindin ashtu”, tha Ministri i Etikës dhe Integritetit, Simon Lokodo.

“Ligji ynë është i kufizuar. Kriminalizon vetëm aktin. Duam ta bëjmë të qartë që do të kriminalizohen dhe ata që e reklamojnë aktin. Ata që e kryejnë aktin do të marrin dënim me vdekje”, tha ministri.

1 komente në “Ky shtet do të rikthejë dënimin me vdekje për homoseksualët: Nuk mund të reklamohen më dhe as të thuan se ashtu lindin”

  1. Linda says:

    Gazetari që ka shkruajtur titullin mund dhe duhet të kthehet në shkollë për të mësuar gjuhën shqipe. Thuan apo thone???? O zot na ruaj nga injoranca

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje