Ministrja e Drejtësisë Etilda Gjonaj, ka përcjellë një histori suksesi nga Komiteti Shqiptar i Birësimeve, ku dy prindër amerikanë kanë birësuar një fëmijë me probleme shëndetësore dhe kanë marrë përsipër të gjithë trajtimin e duhur mjekësor.
“Më vjen mirë që ?vëmendja jonë ndaj veprimtarisë së Komitetit Shqiptar të Birësimeve, ka dhënë fryte të jashtëzakonshme në garantimin e mirëfunksionimit, rregullshmërisë dhe ligjshmërisë. Pavarësisht vështirësive që kemi hasur, sërish puna e vazhdueshme është shndërruar në një bilanc pozitiv ? të historive të suksesit. Një prej tyre, ka në qendër dy shtetas amerikanë Taylor Dampsey dhe bashkëshortja e tij Nikki Dampsey, të cilët birësuan një fëmijë ?? të mrekullueshëm i cili fatkeqësisht shfaqi disa probleme shëndetësore që në lindje dhe fatmirësisht prindërit birësues ??? po i kryejnë të gjithë operacionet dhe mjekimin e duhur pas tyre??”, nënvon Gjonaj në rrjetin social Facebook.
Ndërkohë, në seancën plenare të ditës së djeshme, ministrja Gjonaj teksa foli lidhur me punën që po bëhet përmes Komitetit Shqiptar të Birësimeve, si një nga institucionet në varësi, paralajmëroi reformë transformuese sa i përket fushës së birësimeve dhe ndryshimeve në Kodin e Familjes.