Çfarë ndodhi në shtëpinë e Marsidës, zbardhet dëshmia e shefit të sigurisë së burgut në Durrës: Ti qenke dashnori i kësaj

11 Tetor 2019, 10:00Kronika TEMA

Një ditë pas ngjarjes së rëndë që tronditi Kavajën, dëshmi të reja vijnë për krimin që ndodhi brenda apartamentit në lagjen nr.2 të qytetit ku mbeti i vrarë 41-vjeçari Dritan Haxholli.

“BW” zbardh dëshminë e Bledar Tocit, shefit të sigurisë së brendshme në burgun e Durrësit, i cili është arrestuar për vrasjen e Dritan Haxhollit.

Ai ka deklaruar se qëllimi i tij dhe dy miqve të 30-vjeçares ka qenë për t’i bërë presion Haxhollit ta linte të qetë, por viktima kishte aluduar për një lidhje të tij me Marsida Qatjan.

“Marsida Qatja më telefonoi pasdite dhe më tha se Dritan Haxholli e bezdiste dhe e përndiqte dhe unë i thashë se do e ndihmoja.

Kam shkuar disa herë tek shtëpia e saj gjatë së mërkurës.

Marsida më tha se Dritani vjen zakonisht natën aty dhe për këtë arsye unë qëndrova aty në mbrëmje së bashku me Xhuljo Biturkun dhe Ermir Çelën.

I thamë Marsidës se do i bënim ne presion Dritanit që të mos e shqetësonte më.

Rreth mesnatës kur ai erdhi dhe me forcë po i binte derës dhe po kërcënonte shkova unë dhe ia hapa derën ndërsa Marsida me 2 shokët ishin në sallon.

Sapo ia hapa derën Dritani me tha: ‘Ti qenke dashnori i kësaj, prandaj ajo u nda nga mua’, dhe hapi zjarr direkt me automatik, pa më lënë kohë që unë ta sqaroja.

Menjëherë sa kam parë kallashnikovin që po e përgatiste për qitje jam shmangur por nga breshëria u plagosa.

Për vetëmbrojtje reagova dhe qëllova vetëm një herë”, ka deklaruar ai.

7 komente në “Çfarë ndodhi në shtëpinë e Marsidës, zbardhet dëshmia e shefit të sigurisë së burgut në Durrës: Ti qenke dashnori i kësaj”

  1. TE VRAU I PABESI SALI O IZET OOO NENA SHQIPERI says:

    Ky eshte krim per seks me kirvar e kurveri qe hallall e pacin po nuk eshte me i rendesishem se AKSIDENTI PER VRASJE I IZET HAXHIS.

  2. FLUTURA says:

    Burreziu ne burg shtepia ….harrem!

    1. pam says:

      Hahaha sa kam qesh o Flutura! Pikes I ke rene…

  3. edi says:

    Doje domate? Ha sallator tani.

    1. Ujku Plak says:

      Kerkoi pjeshka dhe gjeti banane

  4. BRSS says:

    PSE SE ARRESTOJN KETE PAÇAVUREN KJO ESHTE KOKA E KRIMIT RRUSPIA

  5. Moisi Golemi says:

    Gënjeshtër. Ky e ka vrarë menjëherë, sapo e ka parë me automatik. Pastaj, për ta bërë të duket si vetëmbrojtje, kanë zbrazur fishekë nga automatiku dhe ka “plagosur” veten.
    Pastaj, përse nuk ishte aty si polic i shtetit, përderisa ajo ishte e kërcënuar nga i dashuri, por ishte atje si civil dhe me “miq”?? Ai si polic, duhej të ishte atje me leje dhe mision zyrtar për ta mbrojtur.
    VK, histori jevgjish!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje