Jari letër Macronit për hapjen e negociatave

11 Tetor 2019, 20:31Antena TEMA

Jari vendosi më në fund t’i bëjë një letër Macronit, për ta falenderuar për vendosmërinë e Francës për mos hapjen e negociatave me Shqipërinë:

“I dashur president!

Duke të shkruar si koleg, më lejoni t’iu falenderoj për qëndrimin e pastër si kristali që keni lidhur me Shqipërinë, duke mos i hapur negociatat.

Fillimisht ju falenderoj që nuk u kompromentuat nga atletet Adidas që ju ka sjellë Edi Rama, pasi kjo do të ishte një dramë e madhe.

Po ashtu, më vjen mirë që nuk jeni ndikuar nga presidenti Sarkozi, i cili u josh nga Edi Rama duke e ftuar në Butrint, në pranverë, bashkë me gruan e tij, dhe duke e mbajtur 24 orë në një vilë luksoze.

Më vjen mirë që nuk jeni lëkundur as nga ndërhyrjet e zonjës Merkel, e cila po përpiqet aq shumë për Edi Ramën, sa Lulzim Basha ka vendosur të mos i flasë më me gojë dhe mos ta takojë më kurrë.

Më vjen mirë po ashtu që keni vendosur të jeni i pranishëm në Ballkan, dhe të keni një rol në krizat rajonale, por duke e përjashtuar Shqipërinë nga vemendja juaj, derisa të jetë Edi Rama.

Më vjen mirë që keni pas vetes dhe Holandën, e cila respekton në radhë të parë qytetarët e vet, dhe familja e kryetarit tone, është holandeze, kështu që ata, nuk mund të dalin kundër qytetarëve të tyre.

Më vjen mirë që doni të shtoni dhe kushte të tjera përveç atyre gjermane, se ato kam dyshim se i ka shkruar vetë Rama, se janë të gjitha kundër opozitës.

Më vjen mirë që kryetari historik i partisë sonë, Doktori,  ka lidhje të vjetra me Francën dhe ju nuk po e tradhtoni.

E vetmja gjë që më vjen keq, është se mos u ndërrohet mendja deri më 18 tetor, pasi ky do ishte fundi i Francës në Shqipëri.

Brezi i ri i PD, si çuni Fahriut, nuk do t’ua falte kurrë.”

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje