Jari shpjegon se Ilir Meta ka postuar foton me Bes Kollakun

12 Tetor 2019, 20:15Antena TEMA

Pas publikimit të fotove mes Besin dhe Çim Pekën në plazh, presideti Meta ka bërë shumë bujë në rrjetet sociale dhe shumë nga fotot janë bërë hit në internet.

Jari vendosi të sqarojë demokratat, se cila është domethënia e këtij postimi:

“Të dashur demokratë,

Jari ju sqaron!

Fotografitë e sotme të presidentit kanë disa domethënie.

E para, që duhet sqaruar, është tatuazhi i Besit.

Në momentin që Komisioni i Venecias e ka lënë presidentin në dorë të Ulsiut, atëhere Besi ka treguar përgjegjshmëri dhe besnikëri, për t’i treguar Venecias, Ulsiut dhe gjithkujt tjetër, se Ilir Meta ka hyrë në zemrën, shpirtin dhe lëkurën e çdo shqiptari.

Ai mund të shkarkohet nga Parlamenti, por vetëm nëse rrjepim lëkurën e Besit mund ta heqim nga lëkura e tij.

Ai është tani i pavdekshëm dhe i pashlyshëm nga kujtesa njerëzore.

Domethënia e dytë është prania e Çim Pekës me trup muskuloz.

Kjo ka domethënien që Ilir Meta ka mbështetjen e krahëve dhe muskujve të PD, të cilët nuk do ta lënë atë në dorë të Ulsiut.

Fotot tregojnë qartë gatishmërinë e Çim Pekës për të vdekur për presidentin, nëse e prek dikush.

Domethënia e tretë është transparenca.

Të tre personalitetet kanë dalë të zhveshur me brekë para popullit, si për t’i thënë nuk kemi asgjë për të fshehur, biles as budallallëkun.

Kjo e lë pa tekst Komisionin e Venecias dhe Ulsiun.

Ndaj mendoj se postimi i sotëm ka shumë sukses dhe do të bëjë qeverinë të reflektojë thellë.

I juaji, Jari!”

2 komente në “Jari shpjegon se Ilir Meta ka postuar foton me Bes Kollakun”

  1. Roland says:

    Qëni gratë ne p..th

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje