Mediat serbe: Kurti na kërkoi 22 miliardë euro sapo u sigurua që fitoi zgjedhjet në Kosovë

12 Tetor 2019, 15:41Rajoni TEMA

Gazeta serbe “Blic” e ka cilësuar një kërkesë arrogante deklaratat e Albin Kurtit që Serbia të detyrohet të paguajë pagesën e dëmeve (reparacione) të luftës ndaj Kosovës.

Gazeta e nis lajmin me titullin: “Kurti bëri kërkesën arrogante ndaj Serbisë me kosto 22 miliard euro sapo u sigurua që fitoi zgjedhjet”.

Në shkrim theksohet fakti se kjo është deklarata e parë e Kurtit pasi u sigurua se fitoi zgjedhjet, ndërkohë që kishte deklaruar se do të hiqte taksën ndaj mallrave serbe.

Në komentin e saj, gazeta shkruan se: Ne i kemi dëgjuar këto kërkesa arrogante edhe nga ish-kryeministri Haradinaj. Nga përllogaritjet del se ajo që Kosova kërkon është një shumë prej 22 miliard eurosh.

Shqiptarët kanë përgatitur një dokument 30 faqësh me 16 pika sipas të cilave kërkojnë dëmshpërblimin.

Kjo shumë nuk lidhet vetëm me dëmet e luftës në 1988-1999, por edhe më të tjera më parë ku Serbia shpallet fajtore.

Sipas gazetës Blic, në këtë dokument, përfshiheshin pretendime për reparacione të luftës, pensionet e dinarit të papaguar dhe pensionet në valutë, kursimet që kishin shqiptarët në bankat në ish Jugosllavi, por edhe kompensimin për përfitimet sociale, shtesat për fëmijë, transferimet e energjisë elektrike dhe kthimin e përqindjes së pjesëmarrjes në insitucioneve të ndryshme.

Edhe pse askush në Beograd ose Prishtinë nuk mund të thotë me siguri se sa do të ishte kjo shumë, shqiptarët nga Kosova nuk duket se kishin hyrë në këto kërkesa të papërgatitur, por  bënë një llogaritje paraprake. Përkatësisht, bëhet fjalë për 22 miliardë euro dhe kjo shumë lidhet vetëm me dëme të caktuara që Kosova pësoi nga viti 1989 deri në 1999, më saktësisht gjatë periudhës së sanksioneve, përmes fajit të pretenduar të Serbisë.

2 komente në “Mediat serbe: Kurti na kërkoi 22 miliardë euro sapo u sigurua që fitoi zgjedhjet në Kosovë”

  1. mesiguri i duhe me ja bashku perseri kosoven serbit .
    Te shkretet kosovare sa gjak tradhetare ,te pabesesh kane mes tyre .
    me mute se ktu ne shqipni ku njeri pallohej prej vitesh me Serbin (sali shpellari ;Miku Arkarit dhe Sllobodanit)
    siedhe kurva e Janullatos Ilir Muta -nderkohe qe basha eshte nji putane nderkombetare .
    Turp per gjakur e derdhur ne ate toke .
    Po nuk u zhduken tradhetaret ,gjaku i piste ,
    ska shqiperi e kosove

  2. Virusi says:

    E githe bota duhet te njohe krimet dhe detyrimet e serbise ndaj popullit Kosovar. Vec 22 miljarde, te humburit, varret masive, kriminelet, perdhunimet etj Jane ceshtje qe nuk kalohen kollaj. Nuk ka paqe me serbet pa shlyer keto detyrime. Bravo Album!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje