Kartë krediti prej ari, kushton 23,000 dollarë

13 Tetor 2019, 22:00Lifestyle TEMA

Kompania britanike “Royal Mint” ka prodhuar kartën e pagesave të bërë prej ari, që kushton 23,500 dollarë.  Kompania e zotëruar nga qeveria që prodhon monedha për Mbretërinë e Bashkuar, bëri të ditur se është në bashkëpunim me Mastercard dhe firma të tjera të pagesave.

Blerësit e këtij produkti luksoz do të kenë akses në një llogari premium të quajtur Raris, që ofron  tarifa zero të transaksionit dhe këmbimit valitor si dhe përfitime të tjera shtesë të Mastercard, raporton scan.

Shumë kompani të tenkologjisë kanë prezantuar karta premium metalike për klientët e tyre së fundmi.  Kompani të teknologjisë financiare si N26 dhe Revolut shesin karta debiti prej çeliku inoks dhe Apple prezantoi më herët gjatë vitin kartën e kreditit prej titanium.

Karta britanike, e përbërë nga ari 18-karat, shënjestron njerëz që vlerësojë sende luksoze me cilësi të lartë.

Royal Mint pret të nxjerrë në treg produktin e parë të listuar në bursë, një lëndë të parë të listuar në bursë (ETC) që ndjek çmimin e arit në fillim të vitit 2020.

2 komente në “Kartë krediti prej ari, kushton 23,000 dollarë”

  1. Moisi Golemi says:

    Tamam për Liken.

  2. zogu says:

    çfare nuk po ben borgjezia per vete! Hajde demokerci, hajde. Uluri o popull dhe mos ngre vetem dy gishta larte, por dhe kembet!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje