“Qindra” familjarë të militantëve të IS-it ikin nga një kamp në Siri

13 Tetor 2019, 18:40Bota TEMA

Qindra shtetas të huaj, që kanë lidhje me grupin militant, Shteti Islamik (IS) kanë ikur nga një kamp në veri të Sirisë, teksa ofensiva ushtarake e Turqisë në këtë shtet po vazhdon, thanë zyrtarët kurdë.

Ata thanë se të ndaluarit sulmuan portat e kampit Ain Issa, teksa luftimet po vazhdojnë në afërsi të kampit.

Turqia ka nisur një ofensivë ushtarake që ka për qëllim të largojë forcat kurde nga rajoni, raporton BBC.

Detajet lidhur me ikjen nga kampi ende nuk janë zbardhur plotësisht, por grupet monitoruese thanë se rreth 100 persona kanë ikur. Në anën tjetër, autoritetet kurde thanë se pothuajse 800 familjarë të militantëve të huaj të IS-it kanë ikur nga kampi.

Turqia nisi ofensivën në veri të Sirisë, vetëm pak ditë pasi presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump morri vendim që të tërheqë trupat amerikane nga kjo zonë.

Ankaraja i konsideron luftëtarët kurdë sirianë si terroristë dhe thotë se kanë lidhje me Partinë e Punëtorëve të Kurdistanit, grup ky që për vite të tëra zhvillon kryengritje brenda Turqisë.

Vendimi për nisjen e ofensivës turke është kritikuar nga shumë vende perëndimore dhe SHBA-ja, po ashtu edhe Bashkimi Evropian, e kanë kërcënuar Ankaranë me vendosje të sanksioneve.

Organizata e Kombeve të Bashkuara vlerëson se 130 mijë persona janë zhvendosur nga Siria, që nga përshkallëzimi i dhunës.

2 komente në ““Qindra” familjarë të militantëve të IS-it ikin nga një kamp në Siri”

  1. Malo Kanina says:

    Jini korrekt kur jepni lajme, Turqia nuk ka për qëllim “…të largoj forcat kurde nga rajoni.”, por po krijon një zonë të lirë brënda territorit sirian me qëllimin e vetëm, që 3.5 milion refugjatët sirian që ndodhen aktualisht në turqi, të cilët duan me çdo mënyrë të dynden në europë, të kthehen në atdheun e tyre. Situata është e përafërt me ardhjen e kosovarëve në Shqipëri, të cilët, pasi mbaroi lufta, u kthyen të gjithë ë shtëpitë e tyre në Kosovë. Por sirianët nuk duan të kthehen më në siri, pasi u janë shkatrruar nga lufta shtëpi dhe katandi, një gjëndje kjo e krijuar nga lufta civile në atë vënd dhe për të cilën Turqia, ndonse nuk është aspak fajtore, ka mbajtur një barrë të rëndë me pranimin dhe akomodimin e miliona rfugjatëve.
    Europianët, duke ju referua historisë, i druhen masakrave turke ndaj kurdëve. Ky mund të jetë një shqetsim i drejtë. Kushdo e ka të qartë që Turqia në asnjë rast nuk do të lejonte krijimin e një shteti kurd në kufijtë e saj. Kjo për faktin, se nesër ata do kërkonin shtrirjen e tyre territoriale brënda kufijve të turqisë, në ato zona të saj me shumicë kurde. Turqia në këtë rast po bënë zakonin, ajo do që kurdët kurrë të mos ngrehin kokë për një shtet të tyre. Mirë apo keq, këtë ata kanë për ta kundërshtuar kurdoherë vetëm me një mjet, luftën. Dhe përsa kohë bota perëndimore ka pranuar që turqinë ta ketë aleate të saj ushtarake nga më të rëndësishmet, atëhere në raport me kurdët, përkrahja europiane për ta nuk mund të kapërxej kurrë përtej deklaratave verbale. Dhe këtë Turqia e di mirë. Eshtë për këtë arsye që NATO kërkon prej saj vetëm përmbajtje dhe asgjë më shumë.

  2. m.k. says:

    E çuditshme, pse nuk e botoni komentin?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje