Raporti i Komisionit të Venecias, reagon Meta: Opinioni përfundimtar konfirmoi të gjitha qëndrimet e mia

14 Tetor 2019, 13:29Politika TEMA

Ilir Meta ka reaguar menjëherë pasi Komisioni i Venecias publikoi raportin zyrtar për çështjen e dekretit te presidentit për zgjedhjet lokale të 30 qershorit.

Në një deklaratë për mediat, Meta thotë se “si asnjëherë tjetër, Opinioni përfundimtar pësoi ndryshime thelbësore nga projekti paraprak

Deklarata e Ilir Metës:

Presidenti i Republikës Sh.T.Z Ilir Meta vlerëson se Opinioni përfundimtar i Komisionit të Venecias konfirmoi të gjitha qëndrimet e Presidentit të Republikës.

Si asnjëherë tjetër, Opinioni përfundimtar pësoi ndryshime thelbësore nga projekti paraprak.

Ndër konkluzionet kryesore u evidentua se:

1. Presidenti i Republikës nuk ka shkelur Kushtetutën dhe nuk ka tejkaluar kompetencat e veta kushtetuese.

2. Presidenti i Republikës pati qëllim legjitim, që synonte shmangien e gjakderdhjes, mbrojtjen e pluralizmit politik, ruajtjen e stablitetit dhe të kredencialeve demokratike të vendit.

3. Kompetencat kushtetuese të Presidentit nuk janë formale.

4. Dekretet e Presidentit janë në fuqi dhe nuk u sfiduan përpara asnjë gjykate.

5. Zgjedhjet parlamentare kanë status më të lartë kushtetues se zgjedhjet vendore.

Presidenti i Republikës shpreh keqardhjen që gjatë katër muajve u shpërdoruan energji që do të duhet të ishin në shërbim të integrimit europian të Shqipërisë dhe vendimit të shumëpritur për çeljen e negociatave të anëtarësimit në BE. (TemA)

2 komente në “Raporti i Komisionit të Venecias, reagon Meta: Opinioni përfundimtar konfirmoi të gjitha qëndrimet e mia”

  1. UK says:

    hahaha po si e lexon ai opinionin se tjeter thuhet aty e tjeter thote “our clo(w)ne president”

  2. Humor, presidenti e lexon sic e mendon vete, pavaresisht se venecia ka shkruar disa rradhe qe nuk kane asnje gje te perbashket me dekllaratat e presidentit qe luan me top ne gjiun e lales

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje