“Dedollarizimi” i ekonomisë ruse, i kushton vendit 8 miliard dollarë prej fuqizimit të valutës

15 Tetor 2019, 18:48Bota TEMA

Diversifikimi i rusisë larg dollarit amerikan po i kushton vendit rreth 7.7 miliardë dollarë, në vitin e parë të eksperimentit, për shkak të fuqizimit të valutës.

Banka Qendrore shtoi ekspozimin te valutat me performancë të dobët si euro dhe juani kinez, duke humbur rritjen me 6.5% të valutës së gjelbër, raporton scan.

Nëse institucioni do të kishte mbajtur strukturën e mëparshme të rezervës gjigante prej 531 miliardë dollarë, fitimet për vitin do të arrinin në një total prej 3.8%.

Sipas analistëve, kjo është kosto ekonomike e trajtimit të shqetësimeve gjeopolitike. Rusia braktisi thuajse gjysmën e rezervave në dollar, për t’u mbrojtur nga sanksionet.

Plani i presidentit Vladimir Putin për të hequr dorë nga valuta në tremujorin e dytë të vitit të kaluar, ishte pjesë e një strategjie të dedollarizimit të ekonomisë ruse dhe uljes së cënueshmërisë ndaj sanksioneve amerikane.

Diversifikimi e ka bërë Rusinë zotëruesin më të madh të rezervave në juan kinez në të gjithë botën, në rreth 70% të totalit.

Guvernatorja e Bankës së Rusisë, Elvira Nabiullina, ka thënë më herët gjatë vitit se lëvizja ka qenë një hap i nevojshëm përballë rritjes së tensioneve gjeopolitike.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje