Erdogan: Do të pengojmë luftëtarët e ISIS-it të largohen nga Siria

15 Tetor 2019, 14:07Bota TEMA

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan konfirmoi sot, në një artikull të publikuar nga “Wall Street Journal” se vendi i tij do të pengonte luftëtarët e grupit të Shtetit Islamik për t’u larguar nga verilindja e Sirisë, ku ushtria turke ka ndërmarrë një ofensivë kundër forcave kurde.

“Ne do të sigurohemi që asnjë luftëtar i Shtetit Islamik nuk do të mund të largohet nga verilindja e Sirisë”, thekson Erdogan në këtë artikull të publikuar nga “Wall Street Journal”.

Drejtuesi turk kërkon gjithashtu të qetësojë perëndimorët që i tremben një rishfaqjeje të Shtetit Islamik dhe arratisjes së luftëtarëve të ndaluar nga forcat kurde të YPG-së që janë vënë në shënjestër të ofensivës së ndërmarrë nga Ankaraja.

“Ne jemi të gatshëm të bashkëpunojmë me vendet e origjinës dhe organizatat ndërkombëtare për rehabilitimin e grave dhe fëmijëve të luftëtarëve terroristë të huaj”, shtoi ai.

Turqia akuzoi dje forcat kurde se kishin lënë të lirë anëtarët e Shtetit Islamik që ata mbanin të ndaluar në verilindje të Sirisë, kjo me qëllimin për të përhapur kaos në këtë rajon.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje