Johnson: Një dalje nga BE më 31 tetor prioritet i Londrës

14 Tetor 2019, 16:13Bota TEMA

Kryeministri britanik. Boris Johnson theksoi sot se një dalje e Britanisë së Madhe nga Bashkimi Europian më 31 tetor përbënte prioritet për qeverinë e tij, nga zëri i mbretëreshës Elizabeth II, në një kohë kur negociatat për të arritur në një marrëveshje janë në linjën e tyre të fundit.

“Prioriteti i qeverisë time ka qenë gjithmonë për të siguruar një dalje nga Britania e Madhe më 31 tetor. Qeveria ime parashikon të punojë për vendosjen e një partneriteti të ri me Bashkimin Europian mbi bazën e shkëmbimit të lirë dhe një bashkëpunimi miqësor”, deklaroi mbretëresha duke iu referuar fjalës së kryeministrit ashtu si është tradita gjatë fillimit të sezonit parlamentar.

“Britania e Madhe dhe Bashkimi Europian janë angazhuar në përpjekjet e fundit për të arritur në një marrëveshje divorci, të gjykuar gjithmonë të mundur para afatit përfundimtar 31 tetor”, sipas ministrit irlandez të Punëve të Jashtme.

“Një marrëveshje është e mundur dhe është e mundur këtë muaj. Ndoshta është e mundur këtë javë, por ne nuk kemi arritur ende aty”, deklaroi Simon Coveney në Luksemburg, 17 ditë nga dalja e parashikuar nga blloku europian.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje