Trump: Shpresoj që kurdët të sprapsen

13 Tetor 2019, 19:00Bota TEMA

Presidenti amerikan, Donald Trump deklaroi dje se shpreson që kurdët do të sprapsen nga kufiri turk me Sirinë pasi Turqia ka filluar sulmin.

“Shpresoj që ata të sprapsen”, deklaroi Trump duke iu referuar kurdëve.

Aleatët perëndimorë kritikuan sulmin e Turqisë për të marrë nën kontroll territorin e kontrolluar nga kurdët, sulm i cili nisi të mërkurën, duke thënë se rrezikon të shkaktojë një krizë të rëndë humanitare, si dhe të ringjallë grupin ekstremist të Shtetit Islamik.

Trump mbrojti vendimin e tij për tërheqjen e trupave amerikanë nga kufiri i Sirisë me Turqinë.

“Nuk mendoj se ushtarët tanë duhet të qëndrojnë atje për 50 vitet e ardhshme, duke ruajtur kufirin midis Turqisë dhe Sirisë, kur ne nuk mund të ruajmë kufijtë në vendin tonë”,  deklaroi ai duke iu referuar kufirit amerikan me Meksikën.

SHBA ka qenë aleate me kurdët e Sirisë që nga viti 2014, në luftën kundër Shtetit Islamik dhe punuan së bashku për të mposhtur kalifatin territorial. Kurdët humbën rreth 10 000 ushtarë në luftë. Turqia ka një konflikt të gjatë me pakicën e saj kurde.

“Ne shkatërruam ISIS-in, e bëmë punën tonë, na duhet të shkojmë në shtëpi”, shtoi ai.

7 komente në “Trump: Shpresoj që kurdët të sprapsen”

  1. shqipo says:

    Free Kurdistan!

    1. El Topo says:

      Brainwashed gypsy.

      Turkey is an ally of Albanians.

      Weak Turkey benifits only to neo greeks and russia.

      Kurds are not native in easter turkey.

      They came there in large part after they killed and cleansed armenians.

    2. Krysho Ludovik says:

      Te lumte goja hajd Ishallah per hajer

  2. Malo Kanina says:

    Korrekt sa më s’bëhet. Vetëm europianëve, të mësuar për gati një shekull ti nxjerrin gështënjat me duart e amerikanëve, nuk ju pëlqen kjo politikë e zotit Tramp. Një politikë e tillë ka edhe një të mirë të madhe, ju thotë europianëve të bashkohen seriozisht në një shtet të vetëm federal, me një qeveri të fortë federale, për tu bërë ballë çdo sfide me të cilat do të përballen. Iku koha e adoleshencës europiane, tani europa ose të rritet dhe ti bëjë ballë vehtes, ose të shkojë përsëri tek tradita e saj politike, e cila veç luftra i ka sjell njerëzimit gjatë historisë.

  3. Theatrical says:

    o kurdhët e anastasit,nuk po iu shkoni ne ndihme vellezerve tuaj?

  4. Orti says:

    Nuk behet shaka me sulltanin.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje