“Nobel 2019” për ekonomi: E fitojnë pionierët e luftës kundër varfërisë botërore

14 Tetor 2019, 15:00Bota TEMA

Ekonomistët Abhijit Banerjee, Esther Duflo dhe Michael Kremer, fituan çmimin Nobel për ekonomi 2019, për punën e tyre në luftën kundër varfërisë botërore, sipas Akademisë Mbretërore Suedeze.

Francezja Esther Duflo u bë femra e dytë fituese e Nobel për ekonomi, në historinë 50 vjeçare të çmimit, si dhe personi më i ri, në moshën 46 vjeçare.

Ajo e ndau çmimin në mënyrë të barabartë me dy amerikanët të lindur në Indi, Banerjee dhe Kremer.

Akademia bëri të ditur se puna e 3 ekonomistëve ka treguar se si mund të trajtohet problemi i varfërisë, duke e nënkategorizuar në fusha më të vogla dhe të përpikta si edukimi dhe kujdesi shëndetësor.

“Për rrjedhojë,  më shumë se 5 milionë fëmijë indianë kanë përfituar nga programe efektive të mësimdhënies në shkolla”, deklaroi akademia.

Një tjetër shembull janë subvencionet e mëdha për kujdesin shëndetësor parandalues, që është prezantuar në shumë vende, sipas akademisë. Çmimi për ekonominë është i fundit dhe ndjek fituesit e mjekësisë, fizikës, kimisë, letërsisë dhe paqes.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje