Ndeshja ndërmjet Bullgarisë dhe Anglisë e fituar nga ishullorët me rezultatin 0-6. Anglezët iu përgjigjën si duhet në fushën e lojës, pasi masakruan vendasit, por në tribuna u përjetuan situata skandaloze.
Tifozët e kthyen në një ambient terrori, pasi të pranishëm në stadium ishin kriminelë që gjatë ndeshjes përdoren kore raciste kundrejt anglezëve, por dhe më e rënda, simbole naziste.
90 minutat e ndeshjes kanë tronditur dhe vendin, pasi një turp i tillë nuk mund të pranohet nga Qeveria bullgare.
Kryeministri i vendit, Boyko Borissov ka kërkuar dorëheqjen e presidentit të Federatës së Futbollit Borislav Mihaylov të paraqesë dorëheqjen.
Qeveria bullgare nuk e ka lënë vetëm me kaq, pasi Ministria e Sporteve ka ndërprerë çdo marrëdhënie me Federatën e Futbollit të Bullgarisë.
“Nga sot, Ministria e Sportit do të prishë çdo marrëdhënie, duke përfshirë dhe ato financiare me Federatën deri në momentin që Borislav Kralev të tërhiqet nga pozicioni i presidentit”, – tha menjërë pas ndeshjes ministri Krasen Kralev.