Brexit, Boris Johnson më në fund dakord për një marrëveshje të re

17 Tetor 2019, 12:20Bota TEMA

Boris Johnson ka rënë dakord me kushtet e një marrëveshje të re për Brexit me Brukselin, duke i hapur rrugën kështu një votimi historik të parlamentit, i cili më në fund mund të shohë Britaninë e Madhe të lërë bllokun.

Negociatorët në kryeqytetin belg punuan intensivisht të Martën dhe të Mërkurën duke rënë më në fund dakord për një version të rishikuar të marrëveshjes së ‘divorcit’, e cila mund të vihet para parlamentit vetëm të Shtunën.

Marrëveshja e re parashikon Irlandën Veriore nën një marrëveshje doganore me BE ndërsa pjesa tjetër e Mbretërisë së Bashkuar nuk do të jetë më pjesë e saj, çka do të implikonte kontrolle rregullatore kontroverse në detin irlandez.

Fokusi tashmë do të kthehet nëse Johnson ka mbështetje të mjaftueshme të kalojë marrëveshjen përmes parlamentit, pasi partnerët qeverisës të Johnson e refuzuan marrëveshjen. (BI)

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje