Presidenti amerikan dha një konferencë shtypi me homologun italian, presidentin Matarela, të cilin e Trump e quajti “Mocarela”, gjatë një vizite në Shtëpinë e Bardhë.
Por ajo që mori më shumë vëmendje në media ishte reagimi i përkthyeses italiane, e ulur pas Trumpit, e cila ndryshoi menjëherë fytyrën kur presidenti amerikan bëri një koment në lidhje me historinë midis Italisë dhe SHBA-ve.
“SHBA-të dhe Italia janë të lidhura fort, me pikëpamje të njëjta kulturore, të cilat i ndajmë bashkë prej mijëra vitesh, që nga koha e Romës së Lashtë”, tha Trump, presidenti i vendit të themeluar në vitin 1776, ndërkohë që Roma e Lashtë, e themeluar në vitin 753 para erës sonë, u zhduk në vitin 410 të erës sonë.
E vetmja gjë që e lidh vërtet fort Amerikën me Romën e Lashtë, është fakti se etërit themelues të SHBA-ve ishin pothuajse të fiksuar me perandorinë e vjetër europiane, dhe donin ta imitonin në SHBA teksa krijonin kombin e ri.
Sigurisht që rrjetet shoqërore nuk e falën, dhe u mbushën menjëherë plot me “meme”.
Po dhe ju me injorante se Trampi jeni. Deri sa shkruani qe Roma e lashte u zhduk ne vitin 410. Kur Roma eshte po aty ku ka qene e as nuk u zhduk e as nuk u zhvendos. Jeni ende me qesharake se ai trapi amerikan
@Turp.Kur thuhet Roma e lashte. Behet fjale per perandorine romake. Jo per vete qytetin e Romes.
Tramp eshte nje idiot narcist , racist dhe, per ironi te fatit duke qene se gati gjysma e amerikaneve votuan per ate ,kjo nuk do te thote se eshte njeri I madh . Perkundrazi , koha do ta vertetoje se cfare gabimi te madh kane bere amerikanet qe e vune ne krye te shtetit . Do shohim……
@E verteta tjeter,
me vjen keq per optimizmin tend por Trump-i eshte vetem fillimi. “S’keni pare gje akoma”. Lideret e ardhshem do jene te tille te gjithe. Bota ka marre te TATEPJETEN
Monçe .
Po a e din mer djale , se ne SHBA nuk drejton presidenti , por shumekombeshet dhe manjatet e armeve e te Uollstritit . Po i pat hec pazari sipas interesave , mos ki dert se Trumpin e lejne prap pilaf edhe per 4 vjet te tjera . Ju bo vone fort atyne per gabimet , gafat e skandalet e Trampit . Ato konsiderohen show .
Mund te duket idiotesi ne pamje te pare, por une nuk shoh ndonje gafe kur lexoj postimin e Shtepise se Bardhe ne twitter, qe thote: “…i bashkon nje trashegimi politike e kulturore qe daton mijera vjet me pare, ne Romen e lashte”. Pra eshte trashegimia qe ShBA kane vendosur te perqafojne qe tashme i bashkon me Italine, dhe jo miqesia! Ne postim nuk thote gjekundi “miq qe nga Roma e lashte”! Keto jane spekulime tuajat si gazete!
E saktë!
Per te qen te saket inpero romano mbaroi se ekzistuari ne 476 dopo kristo.
Trump është thjeshtë një ‘kukull’ e programuar të thotë çfarë I thonë në vesh.
Dhe nuk ka ekzistuar 700 vjet para krishtit….por shume vone……me vone se Aleksandri I Madh icili daton ne vitet 300 para krishtit,ne ate kohe mund te kete qene nje fshat koti,te ishte perandori ne kohen e Aleksandrit do ishte e para qe do pushtohej nga Ai
Amerika u zbulua nga Kolombi ne vitin 1492 ! Edhe andej duket qe historine / trashegimine e bejne “mish / mash”….. Qytetari
Dy nga qindra fakte qe Roma e Lashte ka trashegimi nga Greket e Lashte.
Kur u vra Ijou-Ilios (I biri i Apollonit i diellit Greqisht) Qesaris,ne Senate bertisnin Greqisht,skotoseton ton Malaka.
Bile beri dhe femije me Kleopatren,nga Maqedonia qe e consideronte veten pasarrdhes i Ptolemejve.
Dhe e dyta,Ilyri Kostandin,Perandori i fundit,e theksoj i Fundit i Romes hoqi gjuhen barbare Latine te vendosur me krime dhe me dhune dhe vendosi Gluhen (Glosa) e Perendive te Olimpit ate Greken.
Tani do thote dikush qe Kostandini ishte Ilyre d.m.th “Shqipetare”.
Dakort,por nuk gjetet pak allci apo Bronx ta nderoni ju islamiket,por duhet te kete Cmim “Nobel” dhe duhet te jete katolike te luftoje per Papen ne Kalkute?
Do thote dikush qe,pasurine (perusine) e “Saj” te nxjerre me djerse ja kushtoi Kalkutes.
Do pak (poco) tru njeriu i ndershem te mendoje qe toka nuk eshte katrore.
modeli politik, juridik dhe urbanistic i romes se lashte eshte ai qe ka usa sot. prandaj eshte e vlefshme ajo qe thote trump
Presidenti Amerikan eshte nje gjysem i cmendur.Do ishte i mire si minister ekonomie,mbase.