Si shpjegohet inati i Macron me Shqipërinë dhe si po e lëmon Merkel qimen e tij të egër

18 Tetor 2019, 20:17Politika TEMA

Presidenti francez Emmanuel Macron kërkoi ndryshime në sistemin e prurjes së anëtarëve të rinj në Bashkimin Evropian, duke e quajtur sistemin aktual si “të çuditshëm”. Megjithatë, Parisi duket se është i vetmi që po lufton për këtë kauzë, shkruan politico.eu.

Në një takim të ministrave të BE në Luksemburg, Franca hodhi poshtë mundësinë e hapjes së bisedimeve të anëtarësimit me vendet e Ballkanit Perëndimor, Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

Macron u mjaftua me një deklaratë të shkurtër

Ndërsa Parisi kishte disa aleatë në refuzimin e bisedimeve për Shqipërinë, qeveria e Macron qëndron e vetme sa i përket bllokimit të hapjes së negociatave, thonë diplomatët.

Qëndrimi i Francës shkaktoi madje zemërim midis disa anëtarëve të tjerë të BE-së dhe çështja do të debatohet në samitin e kësaj jave. Kancelarja gjermane Angela Merkel është në mesin e atyre që po e “lëmojnë” Francën, në përpjekje që të zbusë pozicionin e saj kryeneç.

Kritikët e Francës e argumentojnë qartë se hapja e negociatave vendos themelet për të stabilizuar Ballkanin – rajonin e paqëndrueshëm të BE-së.

Ata madje kanë lavde më të mëdha për Maqedoninë e Veriut që ka përmbushur kushte të vështira të vendosura nga BE, përfshirë ndërrimi i emrit. Mosshpërblimi i Shkupit do të dëmtonte keq besueshmërinë e bllokut.

Disa diplomatë të BE-së dyshojnë se Macron po përdor çështjen e zgjerimit të BE-së si një mjet për të fshehur lëshimet e tij në fushat e tjera të politikës.

Por, në një konferencë të përbashkët shtypi me Merkel në qytetin francez Toulouse, Macron këmbënguli se procesi i pranimit ka nevojë për ndryshim thelbësor.

Macron u përpoq të bënte një krahasim me një shtëpi të përbashkët për të ilustruar pikëpamjen e tij që BE-ja duhet të reformohet.

Ai e bëri të qartë se nuk mund të pranojë hapjen e bisedimeve me Shqipërinë në këtë fazë, por duket se do po linte hapësirë për manovrim lidhur me Maqedoninë e Veriut.

“Unë mendoj se duhet ta reformojmë këtë procedurë, e cila për momentin është e papërshtatshme dhe jo përparimtare”, tha ai. “Ne bëjmë gjëra që janë të çuditshme … Ne u japim liberalizimit të vizave, të drejtën për të lëvizur lirshëm midis vendeve tona, para se të hapim negociatat.”

Macron përmendi shembullin e Shqipërisë, qytetarët e së cilës mund të udhëtojnë në Francë pa vizë, megjithëse nuk ka filluar bisedimet e anëtarësimit në BE.

“Është e çuditshme, si mund të krijojmë këtë lloj marrëdhënieje?”, tha ai.

Ai pyeti se si mund t’i thoshte francezëve se “gjithçka po shkon mirë dhe se do të fillojmë negociatat” me Shqipërinë, kur “mijëra e mijëra e mijëra” shqiptarë kërkojnë azil në Francë.

Macron këmbënguli se ai dëshiron t’u dërgojë një sinjal pozitiv drejtuesve të Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë për përpjekjet e tyre për të përmirësuar sundimin e ligjit dhe standardet demokratike. Ai tha se gjithashtu pajtohet me Merkel që Ballkani ka një rëndësi të madhe strategjike për BE-në. Por ai tha që gjërat duhet të bëhen “sipas rregullit”.

“Në një frymë serioziteti dhe duke pasur parasysh diskutimet që kemi pasur, kjo më bën të mendoj se ne jemi ne ata që duam më shumë kohë për t’i vendosur gjërat në rendin e duhur”, tha ai.

Macron bëri një krahasim me një shtëpi të përbashkët për të ilustruar pikëpamjen e tij që BE-ja duhet të reformohet, para se të mendojë të marrë anëtarët e rinj.

“Evropa është një shtëpi e madhe dhe e bukur, në të cilën jetojmë së bashku”, tha udhëheqësi francez.

“Disa vjet më parë, një anëtar i familjes vendosi të largohej dhe është në telashe. Dhe ne ndonjëherë kemi probleme për të rinovuar shtëpinë, për të riparuar dritat, energjinë elektrike. Dhe nga qoshet, kemi shumë anëtarë që i pyesim: ‘a jeni gati të investoni për të riparuar dritat, për të rregulluar derën?’ e ata thonë: “Jo, nuk investojmë në këtë shtëpi. Jo më shumë se 1 përqind”. Por të njëjtët njerëz thonë, “Edhe pse ne nuk dimë se si rinovohet shtëpia, ne dëshirojmë të ftojmë në miq të rinj këtu”.

Edhe pse Macron dhe Merkel u përpoqën të minimizojnë kundërshtimet e tyre në këtë pikë, kjo vërejtje mund të interpretohet si një pajtim me zor në Berlin. Ky i fundit ka thënë se dëshiron që kontributet në buxhetin e ardhshëm afatgjatë të BE të mos jetë më shumë se 1 përqind e të ardhurave bruto kombëtare.

Merkel, nga ana e saj, tha se mbështet thirrjen franceze për të reformuar procesin e pranimit, por vuri në dukje se ekziston një pyetje e hapur se cilat kushte duhet të plotësojnë Maqedonia Veriore dhe Shqipëria para se të fillojnë bisedimet.

“Ndoshta ekzistojnë pozicionime të ndryshme për këtë çështje, por ne do të flasim se deri ku mund të arrijmë drejt një qëndrimi të përbashkët,” tha Merkel.

“Çdo gjë në Këshillin Evropian duhet të vendoset unanimisht, kështu që ne jemi të detyruar – siç kemi bërë  shumë shpesh – të gjejmë pozicione të përbashkëta, të cilat shërbejnë për të gjithë, dhe jo për interesant e Francës apo Gjermanisë.” (Tesheshi)

8 komente në “Si shpjegohet inati i Macron me Shqipërinë dhe si po e lëmon Merkel qimen e tij të egër”

  1. Kim été says:

    Buka e Francës dhe Belgjikës, ju është bërë kancer azilantëve tanë. U thonë jo negociatave sepse s’janë në gjëndje të frenojn vrasjet që shërbimet sekrete të tyre, kryejn ndaj shtetasve tanë.

  2. Me thene te verteten: says:

    Makroni eshte politikan ne renie prandaj nuk e ka keq qe merr disa miljona nga lobimi rus per ta siguruar te ardhmen e tij!

  3. tropoja 124h says:

    po duhet ta kete inat ramen per punen e atyre lapsave me ngjyra qe kishte edi the guy ne france por dhe per atletet nuk i ka pelqyer macron ato si dhurat se reforma e shtet ka bere rama boll plus qe edi the guy ose artisti deklaroj qe e ja shok macron dhe normalisht do duhej te hapeshin negociatat por ja qe macron ka inat ramen se ai me mjeker macron pa mjeker e kshu na iku europa per lesh

  4. Miti says:

    Macroni pasi deshtoi turpshem ne berjen e reformave ne France, na dashka te reformoje Europen. I duket i cuditshem liberalizimi i vizave me vendet kandidate, nderkohe qe Shengeni ka liberalizim vizash dhe me plot vende jashte Europes. Njeri i deshtuar ne jeten personale (i martuar me nje plake shterpe), i deshtuar ne France (urrehet nga pjesa me e madhe e Francezeve), i deshtuar dhe ne BE, ku ben kaprico prej adoleshenti pa dhene kurrfare arsyeje llogjike.

  5. Redi says:

    Jo jo sju ka faj macron por don rama me komplet kasten mafioze te ktyre 35 viteve demokarci,ptuuu rrace kurvash

  6. LG says:

    Shkaku është Jair Bolsonaro.Thonë se kishte stër stër gjyshen enënës me origjinë shqiptare.

  7. TT says:

    Macron don burra si Bolsonaru I Brazilit,ai e goditi aty qe I djeg,nuk marr leksiona tha nga kolonizatoret e Frances dhe nga ai qe ndan krevat in me nje Mumje plake.po evropa kurva hahet me te mire.

  8. Shqiptaret e bashkuar says:

    Markrn nuk ka inat me Shqiperine ne ate qe thote ,eshte me keq se kaq, per interesat e tij per te mare e per te deejtiar ai po SABOTON PUNEN E PERBASHKET QE KANE BERE GJERMANIA ITALIA USA OSCE BE, ME PAK FJALE KALAMA QE KA FUQI VENDIMARRESE,POR QE DUKET NE MOMENTE DECIZIVE, ZIHEN TE MEDHENJT E PESOJNE TE VEGJLIT.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje