“Jo”-ja për negociatat, Majlinda Bregu: Ky vendim në kurriz të qytetarëve të thjeshtë

18 Tetor 2019, 18:46Politika TEMA

Pas refuzimit për hapjen e negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut ka reaguar edhe Majlinda Bregu, sekretarja e Përgjithshme e Këshillit për Bashkëpunim Rajonal.

Bregu falënderon të gjitha ata që ishin në favor të hapjes së negociatave, ndërsa thekson se ky vendim është në kurriz të qytetarëve të thjeshtë.

“Faleminderit të gjithë atyre që ishin në favor të hapjes së negociatave të anëtarësimit me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut si dhe për të gjithë ata që ndër vite kanë punuar shumë, për avancimin e axhendës europiane. Keqardhje për mungesën e vendimit pozitiv në #EUCO. E trishtuar të shoh se sa nga historia e Ballkanit harrohet, proceset ngatërrohen e koha e duhur s’është kurrë dhe akoma mendojnë se ky proces dëmton elitat.

JO-ja është thjesht në kurriz të qytetarëve të thjeshtë të cilët do të ndjehen edhe më të braktisur e të pafuqishëm për të ndryshuar realitetin e tyre! E shqetësuar se si ky vendim do të formësojë dialogun, reformat, bashkëpunimin!”, shkruan Bregu në “Facebook”.

5 komente në ““Jo”-ja për negociatat, Majlinda Bregu: Ky vendim në kurriz të qytetarëve të thjeshtë”

  1. Adam says:

    Ne kurrizin e Shqiperise ha dhe ti o pjella e kuçedres Sali

  2. LABI says:

    EJA LERE KARRIKEN QE KE TI, DHE TE TJERE ,DHE MERNI SITUATEN NE DORE,SEPSE EDHE KARRIKEN E LULUSHIT E ZOTERON RAMA,NUK MJAFTONIN TE GJITHA PUSHTETET QE KISHTE TANI ZOTERON DHE DREJTIMIN E PD NGA SABOTUSI I TE DJATHTEVE NE SHQIPERI…

  3. Klement says:

    Majlinda me gjithe respektin qe kam te lutem tregojuni objektive. Keni deklaruar perpara forumeve europiane se institucionet e reja te drejtesise do te krijohen brenda qershorit 2019 dmth perpara mbledhjes se krereve te shteteve europiane per integrimin. A e kemi krijuar ne SPAK, BKH dhe gjykaten Kushtetuese?? Joooooo! Atehere pse genjeni popullin shqiptar dhe veten se keni perbushur kushtet. Shqiperia nuk ka permbushur asnje kusht dhe nuk ka asnje rezultat kundrejt korrupsiont hajduterise dhe mashtrimit qeveritar. Korrupsioni dhe padrejtesia kane zvogeluar numrin e popullsise dhe shqiptaret po ikin nga syte kembet nga tmerri i korrupsionit dhe mungeses se perspektives.

  4. Landi says:

    Shume sakte e ke thene.

  5. Gri says:

    Vazhdojme me USA , Gjermanin dhe Anglia!
    Mbeshtetje per te gjithe shtetet Pro!
    Te vijojne perpjekje per Bashkim kombetar. Ti njoftohet KE terheqje e parakoheshme per negociatat deri ne realizimin e Bashkimit Kombetar! Futja e Shqiperise ne negociata me KE e demton dhe e devijon kete objektiv, dmth Bashkimin Kombetar.
    Politike korrekte me Rusine, Kinen, Francen, Greqine dhe Turqine!
    Tentative per realizimin e nje modeli so Svicera.
    Z. RAMA, MJAFTE ME KERKESA!
    Shqiperise i jane lumtur dhe i luten per miqesi!
    Besoj tedk Rama dhe Kurti!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje