Kryeministri Edi Rama tha se përsa i përket negociatave Shqipëria i ka bërë që të gjitha detyrat, dhe se “Jo” e sotme ishte si pjesë e problemeve të brendshme të BE, ashtu siç tha presidenti Macron.
“Janë bërë përpjekjet maksimale për të arritur të marrim atë që na takon, asgjë më shumë, atë që kemi merituar, dhe këtë tanimë e ka thënë jo vetëm me shkrim Komisioni Evropian, por e keni dëgjuar të thuhet nga një pjesë e madhe të kryeministrave të BE-së dhe nga vetë kancelarja e Gjermanisë.
Kam marrë një numër mesazhesh nga një pjesë e kryeministrave në takim, kemi qenë në kontakt edhe në mbrëmje me disa prej tyre.
Kam komunikuar edhe me presidentit e Francës dhe nëse duam të shikojmë të vërtetën është ajo që kam thënë prej disa kohësh se procesi po shkonte drejt një përplasje qasjesh mes Francës dhe Gjermanisë dhe një pjese të konsiderueshme të frontit që ishte për një PO të qartë. Ndërkohë që Gjermania bëri një lëvizje me shpresën për kompromis, duke i vendosur një POR, PO-së.
Në takimet mes Merkelit dhe Presidentit të Francës, është diskutuar dhe nuk ka pasur nga ana e tij asnjë hapje: Franca nuk pranon të vazhdohet me të njëjtin proces, Franca kërkon një reformim të brendshëm të BE-së dhe një transformim të vetë procesit të integrimit, deri në pikën që të arrihet në një tjetër objektiv për horizontin e integrimit.
Një ndërveprim me Ballkanin Perëndimor që nuk mund të zhvillohet me të njëjtën metodë të procesit të deritanishëm të zgjerimit. Liderët e BE-së, që nga Presidenti i Këshillit, i Komisionit, Komisioneri për Zgjerimin, e thanë qartë që kjo që ndodhi është mosarritje konsensusi me vendet anëtare për arsyet e tyre.
Është e tepërt kur i shtohen bishta kësaj që është thelbësore: jo po azilantët, jo po kjo, jo ajo, këto janë bishta. Në këtë situatë, cilido nga vendet që janë sot në BE dhe të priste mbrëmë konsensus, nuk do kishte marrë dot. Tema është spostuar gjetkë.
Kemi marrë një refuzim për tu marrë në konsideratë për çeljen e negociatave mbrëmë, por nuk kemi marrë asgjë më shumë se kaq, rruga jonë është e njëjta pa asnjë ndryshim, se i kemi bërë dhe do vazhdojmë t’i bëjmë reformat për vendin tonë”, tha Rama. (TemA)
EUROPA kurvë si gjithmonë e sidomos Franca qe nuk i ka dashur asnjehere muslimanet, siç duket atij Macronit, apo makaron si e ka ai, nuk i ka dhenë leja ajo gjyshja qe ka per grua…. Vertet qe ne nuk duam vehten tonë duke u zenë dhe sharë atdheun tonë si çakej,por të pakten të mos ferkojmë barkun nga kenaqesia që nuk na pranuan.. Jazek u qoftë o ju shuajt fara ketyre ” udheheqesve pervers”, mendoj se perveç , kesaj palo Europe ka dhe vende te tjera që numd te na pranojnë dhe NDIHMOJNE.
Po perse tek ne e gjeti Franca te realizoje nje reforme Europiane?Makron kishte te gjitha mundesite qe ta bente kete ne rastine Mbreterise se Bashkuar,te mos jepte OK per Brexit dhe gjithcka do te ishte arritur. Poor ose s’ja mba me Britanine e Madhe ose Shqiperia eshte me e rendesishme se Britania(!).Sodoqofte i vuri Frances nje njolle turpi e cila nga shgqiptaret shikohet si nje vije historike.Le te shikohen marrveshjet dhe mardheniet me kete shtet.Nuk na duhen miq per fiq,miqte duken ne situata te caktuara sic eshte aspirata e te gjithe shqiptareve per te qene pjese e familjes Europiane.Makron ka peshtyre ne kete aspirate.I takon politikes shqiptare te pewrcaktoje prioritetet per poliutiken e jashtme .Theksoj se persa kohe rruga drejt Europes na mbyllet politika duhet te shikoje prioritet dhe strategjite ne favor te bashkimit kometar dhe te zgjarimit te aleancave me kundershtaret e BE.
E shtroni gabim problemin z.kryeminister!
Pse kerkon me kaq ngulm qe Europa te hape negociatat me ty,kur ti i ke mbyllur “negociatat me popullin tend”?
Edhe une si qytetar,kam vite qe ankohem ne te gjithe piramiden e shtetit tend per padrejtesi,korrupsion,etj,por askush nuk me degjon!
Bile as ti nuk ke dashur te me degjoje bile me ke kthyer pergjigje perbuzese mosperfillese sikur te isha nje skllav!
Pse te degjoje ty Europa kur ti nuk me degjon mua qytetarin tend?
Pse sot ne Shqiperi nuk ben pritje populli asnje zyrtar i bashkise apo qeverise?
Pse sot nuk respektohet qytetari te ankohet ne moment kur nje zyrtar i ben padrejtesi,tek eprori i tij me i afert,qe eshte mbase edhe ne nje zyre me ate,por duhet te krijoje krijesen kanceroze te “bashkeqeverisjes…”,sikur ajo do zgjidhte hallet e 4 milion shqiptareve?
Cfare shteti eshte ky mavri,kur nuk funksionon ne cdo qelize te tij ne te gjithe Shqiperine?
Ti nuk e njeh realitetin fare,bile gjykoj se as qe do ta njohesh ate se je dashuruar cmendurisht pas mjekrres tende te shemtuar!
Ua ke nxire jeten shqiptareve o kryeminister diktator i pa shpirt,se shqiptaret po ikin me shume jo nga varferia,por se ketu e ndjejne veten te braktisur,te perbuzur e te poshteruar nga nje pusht pushtet si ky i juaji,qe as pushtuesi otoman mund ta konkuroje!
Cfare kushtesh paske plotesuar zotrote,kur nga keto kushte ine qytetari i shtetit tend nuk kame pare ASGJE?
Ndodhem ne SHBA prej disa muaj,por shoh nje shtet qe respekton qytetaret ne maksimum,por edhe qe qytetaret e respektojne po ne maksi
mum shtetin!
Kerkova urgjencen mjekesore,per nje shqetesim te mbeses se vogel,kur per habine time trokiti dera pa mbushur 5 minuta!
Dhe ne shtepi nuk hyri i pari mjeku,por SHERIFI me 4 te tjere per te verifikuar se mos kishte ndonje krim!
Dhe vetem me lejen e sherifit hyne brenda 5 personel mjekesor (gjithsejt 10 vete) me 4 canta te medha me pajisje mjekesore sikur do benin operacion ne shtepi!
Pyeta djalin :si ka mundesi qe erdhen kaq shpejt?
Ne momentin,qe vjen thirrja per ndihme,operatori i sistemit te urgjencave nuk pyet cfare shqetesimi ke,ne se ia vlen apo jo te nise makinen,por ai te ben vetem nje pyetje:ADRESA!?
Dhe ne kete moment shtyp butonin qe rruga nga urgjenca e deri tek shtepia e kerkuar bllokohet i gjithe trafiku!
Por ketu nuk ka vetem nje urgjence si ne Tirane per 1 milion banore,por shume urgjenca!
Po ne Shqiperi shteti nuk e ka mendjen te shtoje urgjencat mjekesore sa me afer qytetareve,as edhe per cilesine e sherbimeve mjekesore,por mbi te gjitha RRUGE,RRUGE,RRUGE!
TURIZEM,TURIZEM,TURIZEM,sikur qytetaret nuk kane halle te tjera me te medha!
Ne Shqiperi nuk ka shtet ne sherbim te qytetareve,por te oligarkeve!