Negociatat, Macron: Para se të vendosim për zgjerim, duhet të reformojmë veten. Nuk e ndjejmë ende veten gati për të hapur derën

18 Tetor 2019, 15:09Politika TEMA

Presidenti francez Emmanuel Macron teksa foli për negociatat me Shqipërinë dhe Maqedoninë deklaroi se para se Bashkimi Evropian të vendosë për zgjerimin, duhet të reformojë së pari veten.

Në një konferencë për mediat ai tha se Shqipëria po bën reforma të mëdha.

 “Janë bërë përparime, por ende nuk është bërë e gjithë puna e kërkuar. Duhet të besoj për një Europë të përgjegjshme. 

Shqipëria po kalon në disa reforma të mëdha. Ne në fakt e pranojmë se është progres por i gjithë progresi i duhur nuk është bërë ende. 

Ka probleme me emigrimin. Diskutimi im ishte i dobishëm mbi të gjitha për vizionin e Europës. Në fakt BE ka disa probleme të brendshme.

Ne si BE duhet të qartësojmë vizionin tonë për zgjerimin e Bashkimit Evropian. Para se të vendosim për zgjerim, duhet të reformojmë veten. Nuk jemi gati për këtë ritëm zgjerimi.

Nuk e ndjejmë ende veten gati për të hapur derën, pavarësisht se e dimë që kishte shpresë të madhe te vendet që kanë bërë përparime. Popujt nuk janë fajtorë, por ne kërkojmë reforma konkrete.

Është e vështirë t’i shpjegojmë francezëve që do t’i hapim negociatat Shqipërisë për tu bërë pjesë e BE, sepse Shqipëria konsiderohet si një vend i siguritë dhe numrin e azilkërkuesve nuk mund ta shpjegojmë. 

Kemi probleme me azilkërkuesit, nuk mund të bëjmë gjëra që është e pamundur që francezët t’i kuptojnë. Çështja e emigrimit nuk është vetëm në Shqipëri, por në disa vende të tjera, nuk është se lidhet vetëm me Shqipërinë, janë probleme që duhen rregulluar.

Na duhen më shumë muskuj, më shumë solidaritet, më shumë koherencë, në mënyrë që të jemi në të njëjtin nivel, ndaj dhe unë kam shprehur ato për të cilat nuk bie dakord. 

Duhet të jemi të hapur ndaj disa diskutimeve, ndoshta edhe lidhur me zgjerimin, por fillimisht na duhet një reformim i procesit në mënyrë që të ketë diferenca me vitet e mëparshme”.- deklaroi Macron. (TemA)

16 komente në “Negociatat, Macron: Para se të vendosim për zgjerim, duhet të reformojmë veten. Nuk e ndjejmë ende veten gati për të hapur derën”

  1. Vizioner says:

    Shko mor Prostitute.
    Ty duhet perzane Ambasadoret nga Shqiperia.

    1. Vatra says:

      Monsieur le Président, vous êtes un petit homme avec un grand complexe d’ego.

  2. Koha jote mbaroi says:

    Rama duhet te dorehiqet…Sado mire te kete punuar ,qendrimi negativ i BEeshte nje indikator qe dicka duhet te ndryshoje ne politiken shqipetare.Rama s ka pse shterngohet pas kolltukut.Nje politikan mendjehapur e kupton vete qe duhet tu haper rruge rreformes zgjedhore dhe ri-integrimit i opozites ne institucione…Me Ramen ne kolltuk veshtire te ndodhe. Koha jote mbaroi.Mos ndiq Putin e Erdogan,mos u bej Saliu i dyte.
    Media e shkruar dhe vizive duket te jete ne unison :Te kerkoje doreheqjen e Rames.
    Nese do e merja me humor do thosha:Makroni se pelqen fytyren e Rames dhe sa te jete ai ska integrim…C do bejme do presim te ike Makron?

    1. Illyria-Shqiperia says:

      Ciles opozite duhet hapur dera per t’u rifutur? Asaj qe desh e bombardoi shtetin e vobekte shqipetar? Qe desh e nxorri nga shinat instuticionale? Rama mund te kete faje sa te duash, nje dhe kryesor, qe nuk coi kreret e ish kreret e opozites tende perpara ligjit per hedhje te shtetit shqipetar ne ere per sa kohe qene ne pushtet. Per vrasjet e 21 dhjetorit, per 7%, etj. Por rama nuk. Ka faj qe na e mbajne opozite peng 3 tradhetare. Hajt tashti tung.

  3. Hammerhaituri says:

    Ke shume te drejte o Makaroni e shpetove Europen nga rreziku i madh shqiptar!

  4. Illy says:

    Macroni gjeti nje vend me 2 milione banore se 1 milione kane ikur,gjeti dhe magjedonine dhe ju ben te fortin,
    Nuk merret me turqine,iranin,rusine se Nuk ka dhembe,gjen ndonje Mali ne afrike dhe ju ben Napolonin.
    Rama mos te justifikohet sidoqofte te bej detyrat dhe te heqe ate Cakaj nga minister se as per supermarket nuk ben.

  5. Gjon says:

    Per serbine dhe malin e zi nuk kishte nevoje per reformim te be

  6. makaroni says:

    shkruajini komentet te faqja e ambasades franceze ti kene ne arshiva pershtypjet tona qeveria makaron.

  7. Vatra says:

    Monsieur le Président, vous êtes un petit homme avec un grand complexe d’ego.

  8. illi says:

    Po te ishim ku duhet do te kerkonim te beheshim anetare direkt?! Cjane keto brockulla qe flet Makroni ?! Cpune ka Shqiperia me azilkerkuesit ne France?! Ka patur e do te kete, pasi Shqiperia ekonomikisht do ta arrije Francen mbase mbas 50 a 100 vjetesh. Franca dhe Makroni e ka vete ne dore te rregulloje bazen ligjore per pranimin e kerkeses per azil. Nese Shqiperia konsiderohet si vend i sigurte, pse e pranojne francezet kerkesen per azil?!
    Do te kishin te drejte vetem nese Shiperia nuk do te pranonte kthimin e tyre ne Shqiperi.
    “Argumentet” e Makronit nuk jane gje tjeter vetem brockulla. Aq ka ne dore aq ben, si nje femije i llastuar e i paafte per te mbroje pozicionet e tij.
    Sot e mori vesh ai qe BE ka probleme te brendshme?! Si ka mundesi qe nuk e kishte marre vesh kur miratoi celjen e negociatave me Serbine dhe Malin e Zi?! Apo me tu, si nuk e kishte marre vesh keto dy vjetet e fundit, kur Shqiperise i vendoseshin, me miratimin edhe te tij, kushte njeri pas tjetrit?!
    Po thuaj fale zot se aq di, aq ka ne dore e aq ben…..

  9. Apo jo? says:

    Po nuk u hapen te mallkuarat negociata – qe kane lidhje direkte me investimin qe fillon te beje Europa ne keto vende, si mund te pretendoje ky njeri qe do te zvogelohet numri i azilkerkuesve nga Shqiperia.
    Dhe me e bukura, thote qe Shqiperia eshte nje vend i sigurte e keta nuk e shpjegojne dot numrin e madh te azilkerkuesve.
    E di dhe Nard Ndoka qe edhe pse “Azili Politik” per te cilin aplikojne shqiptaret e shkrete ka te beje me rezikimin e jetes ne Shqiperi, por arsyeja e vertete eshte ajo ekonomike.
    Pra me pak fjale hapja e negociatave dhe fillimi i investimeve te parave Europiane ne Shqiperi, do te sillte edhe pse jo menjehere, nje ulje te azilkerkuesve shqiptar edhe ne France.

  10. Pato says:

    Gjeja me poshteruse nuk eshte vetoja e nje njeriu te vetem por fakti qe ky merr nje popull te tere per idiot! Shqiperia mos te merret me kete loqen por te shoh nga Maqedonia e ta ndihmoj Zaevin se andej ka ndodhur gjema nese vertet Zaev jep doreheqjen e ka rrezik na sjell Putinin tek dera.

  11. Elton says:

    Plehre Macron,
    Ke 6 milion musliman ( shumica rsdiksle) ne token tende qe jane edhe vatra terrotiste.
    Per te mbajtur vendin qe ke, sepse edhe te ka rrene keq popullariteti, perdore shqiptaret si preteks.
    I paskrupullt!

  12. Olimpia says:

    Cfare logjike idiote.Tani qe BE eshte mbi 500 milione banore ,me PPB me te larte ne bote,pra superfuqia e pare ekonomike ,para SHBA dhe Kines, nuk qenka ne gjendje te afroje dy vende me gjithesej 5 ,milione banore,me nje ekonomike minimale…Sipas deklarates,kuptohet se sa te jete Makron ,as duhet menduar per afrim drejt BE.Pra Franca,,imperiale,,detyron gjithe BE sipas logjikes se saj Femija i perkedhelur i oligarkise franceze imponon te gjithe Europen.Nderkohe qe Makron mund te mposhtej shume thjeshte…nje grup vendesh te BE mund te bllokonin BE me veto per vendimet e ardheshme dhe Makron do te ishte i detyruar te terhiqej….Por natyrisht askush nuk e beri…Pra te gjitha ,,keqardhjet ,,Jane nje hipokrizi groteske,tipike europiane.Ndoshta thelle thelle,katoliku Fishta dhe atesiti E.Hoxha kishin te drejte ne percaktimin qe i benin Europes.Per aresye te ndryshme ndoshta miqte tane mbeten vetem amerikanet dhe.. mos u cuditni…kinezet .Per aresye te ndryshme ,por NGA ATA kemi pare vetem ndihma.Dhe italianet e pas 90..s

  13. kacaku says:

    Me kete fraze , Presidenti francez me terma futbolli pershkruhet keshtu : mer topin , nuk luan por e hedh ne tribune ……….hajde vazhdo lojen pastaj ……..do ta kete gjithmone ne goje kete karamele te volitshme , vecse per sebet dhe malazezet nuk u pa asnje reformim , por i priten me krahe hapur sikur te ishin shoqeri dhe qyteterime te vitit 2100, dhe jo ata qe deri para disa vitesh sulmonin gjitonet me banda paraushtarake , luftuan me gjitonet , bene krime nga me te poshterat , dhe krijuan ne Europe dhe ballkan cregullime ………nejse , kuptohet fare thjesh dhe nga te gjithe qe europianet nuk na kene dashur , nuk na duan dhe nuk kane per te na dashur kurre….per sa kohe shkoni pas tyre se nje dite ata do ndryshojne mendje dhe do te bejen bashkebisedues dhe partnere eshte nje kohe e humbur per brezat tane ……..

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje