Mediat greke shkruajnë se sot, ne ditën e dyte te samitit ne Bruksel ku do te diskutohet për zgjerimin e unionit nga 28 vendet anëtarë, “pritet një “kundërsulm” gjermane që të përkulë francezët te cilët kane vendosur veton për fillimin e negociatave me Maqedoninë dhe Shqipërinë”
“Një kundërsulm gjerman pritet në mbledhjen e sotme të Këshillit Evropian që synon rrëzimin e vetos franceze për perspektivën e negociatave me Shkupin dhe Shqipërinë.
Debati deri natën vone i 28 udhëheqësve ditën e djeshme, ne ditën e parë të samitit përfundoi me bllokim.
Pala franceze ka refuzuar të pajtohet jo vetëm për fillimin e negociatave me Shkupin dhe Shqipërinë, por edhe për të gjitha alternativat që janë paraqitur ose për të ndare kandidaturat e dy vendeve fqinje duke promovuar kërkesën e maqedonasve, ose për propozimin që negociatat të fillojnë në prill ose maj 2020”, shkruan Protothema.
Presidenti francez Emmanuel Macron ka marrë një qëndrim të pakthyeshëm, duke insistuar në veton e vendit te tij dhe nuk pranon të fillojnë negociatat e pranimit me Shqipërinë dhe Shkupin në BE.
“Jo”-ja franceze nuk u tërhoq edhe kur u bënë propozime kompromisi për të ndarë proceset e anëtarësimit për dy vendet kandidate për të mirën e Shkupit.
Macron as nuk u tërhoq kur 25 nga 28 evropianët propozuan të bien dakord me shkrim dhe të përfshijnë konkluzionet se vendimi për të filluar negociatat me Shkupin dhe Shqipërinë do të merret në prill ose maj të vitit 2020.
Falenderoj zonje e madhe Merkel , per kujdesin edhe mbrojtjen qe i ka dhene Shqiperise , personalisht jam Kunder hyrjes ne Europe , per arsye se ekonomia jonë nuk ka mundesi te konkuronte nje treg te hapur edhe pa dogana , edhe mentaliteti yne eshte larg koncepteve Europiane , do shume kohe qe ne te jemi te gatshem per nje integrim , prandaj ne duhet te krijojne nje bashkim kombëtar , nje zhvillim te industrisë buqesore edhe te artizanatit , industrisë te lehtë edhe ushqimore , qe te kemi mundesi qe prodhimet tona te shiten ne tregun europian , te futet ne vend euro , qe shteti te mos roje me borxhe , pastaj shikojme mundesine e nje integrimi ne tregun Europian