Të gjithë kundër Macron: “Plani B” i Gjermanisë, negociatat në dhjetor

18 Tetor 2019, 10:40Politika TEMA

Qëndrimi refuzues i Emmanuel Macron për hapjen e negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut po e izolon gjithnjë e më shumë presidentin francez. Pas socialistëve edhe grupimet e tjera politike të Parlamentit Europian i kanë dalë kundër.

Pas socialistëve, edhe të djathtët e Partive Popullore Europiane deklarojnë se qëndrimi i Macron nuk dëmtojnë vetëm Ballkanin Perëndimor, por edhe Bashkimin Europian.

“Ky qëndrim dëmton interesat rajonale të Bashkimit Europian”, deklaroi për Euractiv Roland Freudenstein, drejtor i Qendrës së Studimeve Europiane “Wilfred Martens”, zë zyrtar i grupimit të të djathtëve në Parlamentin Europian.

Freudstein thotë se Macron ka marrë flamurin prijës në dilemën disavjeçare që kanë shumë vende të Europës Perëndimore.

“Nga njëra anë kemi dyndjen e qytetarëve të vendeve anëtare të Lindjes, si polakë, hungarezë, rumunë e bullgarë dhe nga ana tjetër është në lojë besueshmëria e Bashkimit Europian tek vendet e Ballkanit Perëndimor. Një “Jo” e tillë mund t’i shtyjë këto vende drejt krahëve të hapur të Rusisë, Kinës dhe Turqisë nëse BE nuk tregohet serioze sa i takon politikave të zgjerimit”, argumenton Freudstein për Euractiv.

Kreu i kësaj qendre të PPE-së mendon se peshorja anon nga e dyta dhe e cilëson të gabuar qëndrimin e Francës, pasi në fund të fundit nuk bëhet fjalë për anëtarëësim, por për hapjen e bisedimeve të anëtarësimit.

“Në vend të bllokimit të bisedimeve të anëtarësimit, vendet anëtare duhet të këmbëngulin tek zbatimi me përpikmëri i të gjitha kushteve të anëtarësimit gjatë këtyre bisedimeve. Kjo t’i bëhet e qartë Komisionit Europian që duhet të rigjenerojë instrumentet e veta të vëzhgimit në terren për gjendjen e shtetit ligjor në vendet kandidate”, propozon Freudenstein.

Ky është qëndrimi zyrtar i Partive Popullore Europiane, që së bashku me socialistët mbeten ende dy grupimet më të mëdha në Parlamentin Europian edhe pas zgjedhjeve të fundit për këtë parlament. Forcë e tretë u renditen liberalët, që janë në koalicion me grupin e Macron të quajtur “Europa e Re”.

Por, megjithë këtë aleancë politike në Parlamentin Europian, vetë liberalët e ALDE-s janë kundër bllokimit të negociatave, sidomos me Maqedoninë e Veriut. Me këtë qëndrim të ALDE-s, pjesa dërrmuese e Parlamentit Europian mbështet hapjen e negociatave, duke lënë Emmanel Macron, të paktën për këtë çështje, në një aleancë të pazakontë dhe të pavullnetshme me ekstremistët e djathtë në PE.

Megjithatë, “Europa e Re” e Macron nuk ka ndërmend që të tërhiqet. Nathalie Loiseau, që ishte edhe kandidatja kryesore e Macron në zgjedhjet për Parlamentin Europian. “A jemi ne të gatshëm që të mendojmë zgjerimin në këtë moment kur Britania po largohet, kur duhet të reformojmë BE dhe kur një numër i vendeve anëtare nuk e kanë thënë ende se si do të financohet buxheti i përbashkët?! Nuk mendoj kështu”, deklaroi ajo për Euractiv.

Eurodeputetja franceze kujtoi azilantët shqiptarë.

“Kjo vë në pikëpyetje nëse Shqipëria mund të jetë një vend kandidat. Trafikantët dhe mafia gjithashtu drejton operacionet e saj nga Shqipëria në Europën Perëndimore dhe frymëzon emigrimin ilegal. Pra, Shqipëria duhet të përmirësojë luftën kundër krimit të organizuar”, shtoi Loiseau.

Por, sipas Lulzim Bashës, lufta kundër krimit të organizuar duhet të kryhet nga një qeveri tjetër.

“Tani, energjitë tona duhet të përqëndrohen në plotësimin e detyrave të shtëpisë. Gjermania na ka dhënë udhërrefyesin me 9 pika për hapjen e bisedimeve të anëtarësimit. Ne duhet të luftojmë efektivisht krimin dhe korrupsionin, duke u dhënë mundësi qytetarëve tanë në Shqipëri, çka do të reduktojë emigrimin e paligjshëm. Jam i bindur se vendi im i ka kapacitetet për të përmbushur këto kushte, por ajo që nevojitet është një lidership që duhet të çlirojë të gjitha këto kapacitete”, deklaroi kryetari i PD-së.

“Plani B” i Gjermanisë: Negociatat në dhjetor

Liderët e BE-së mbërritën dje në Bruksel me mendimin se do ta gdhinin për Brexit, por përfunduan duke diskutuar deri në orët e para të mëngjesit të sotëm për negociatat me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

Pas mesnatës, kancelaria gjermane Angela Merkel, presidenti francez, Emmanuel Macron dhe presidenti i Këshilit të BE-së, Donald Tusk raportohet se kanë zhvilluar një takim kokë më kokë, në përpjekje për të arritur një marrëveshje për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Tusk raportohet se është munduar të bindë vendet anëtare të firmosin draftin për negociatat, por Franca, Holanda dhe Danimarka kanë rezistuar. Në këto kushte, kancelaria Merkel ka dalë më një Plan B.

Gjermania, thonë burimet, do të propozojë shtyrjen e vendimit për në dhjetor të këtij viti, duke shmangur kështu “Jo-në” e sotme për Shkupin dhe Tiranën. Gjatë kësaj periudhe, Franca pritet të hartojë një dokumentet për reformimin e procesit të anëtarësimit, duke vendosur kushte të reja për integrimin në BE.

Sipas planit gjerman, vendimi për negociatat do të merret në dhjetor, kur pritet të gjendet një mënyrë për dhënien e dritës jeshile për Shkupin dhe Tiranën , dhe implementimin e rregullave të reja të Macronin.

Pas një nate të gjatë diskutimesh jo-përfshirëse, krerët e shteteve të BE-së do ta hapi sërish sot çështjen e negociatave, dhe nuk mund të themi me siguri nëse plani gjerman do të pranohet, por cilësohet nga mediat në Bruksel si alternativa më e mirë për të mos “vrarë shpresat” e Shkupit dhe Tiranës.

Të gjithë sytë e liderëvë të BE-së janë sot nga Franca dhe Holanda, të cilat janë kthyer në pengesën kryesore për hapjen e bisedimeve të pranimit.

Kryeministri holandez Mark Rutte tha sot se udhëheqësit e BE do të rishikojnë çështjen e Shqipërisë dhe Maqedonië se Veriut në një samit pasues, por nuk përcaktoi se kur.

“Euractiv” shkruan se përveç, Holandës dhe Danimarkës, edhe Spanja ka dalë kundër Shqipërisë, duke thënë se vendi ynë ka probleme me krimin e organizuar dhe se reformat po ecin me ritme të ngadalta.

9 komente në “Të gjithë kundër Macron: “Plani B” i Gjermanisë, negociatat në dhjetor”

  1. studjuesi says:

    Franca po dihet historikisht qe eshte armik i kombit shqiptar jane jo te pakta vrasjet e patrioteve e figurave shqiptare,ka dhe nje derro obelisk te miqesise Serbo Franceze ne mes te beogradit eshte e kote te flas per kete shtet.Hollanda po eshte mike e ngushte e serbise,por ka dhe friken e rivalitetit se mos krimi shqiptar i merr rrugen e arte te fitimeve kolosale qe ky shtet i qelbur siguron nepermjet droges e trafiqeve ilegale.Me vjen keq per Spanjen qe eshte nje shtet puro mysliman ish qender e tyre e qe ka politikane dritshkurter qe krahasojne pa asnje llogjike katalonjen me kosoven.U befshin mut e i hengshin qente

  2. luani says:

    Ja kush dalin kundra , vendet qe çfaqin ndjenja te theksuara antimuslimane me qenese vendi yne eshte me shumice muslimane . Doli Franca qe eshte pro ruse e pro beogradit gjakatar qe punon dite e nete kunder nesh dhe kunder vete bashkimit Europjan , ajo eshte kunder te gjithebe me nje president aventurjer qe don me rregullu gjoja Europen kure ne vendin e tij ka renje te ekonomise rritje taksash dhe paknaqesi te madhe nga vete populli tij dhe rrezik mos ta mbyll mandatin e vet dhe don me i dhan mend Gjermanise . Tjeter na del kundra Hollanda nje vend qe i del kundra edhe vet Zotit ku perkrahin dhe propogandojne martesat brenda te njejtes gjini , merre me mend se çfare trushe kane . Gjithashtu edhe kjo eshte nje vend kundra muslimaneve qe nuk ka dhene akoma llogori ne gjykaten e Hages per vrasjen e 8000 muslimaneve te Bosnjes nga Milosheviçi ku ushtria Hollandeze ishte caktuar nga N.A.T.O per ti mbrojtur . E njejta gje pak a shume mund te thuhet edhe per Spanjen e Danimarken . Po mire mo po ju drejtuesa te ketyre 4 vendeve qe dolet kundra a dini nje gje ju qe mafjozat kriminelat qe ankoheni per to vete ju i keni pais me dokumenta dhe ne kete menyre ju po denoni njerezit e ndershem , a vini re qe edhe Anglia ankohet per mafjan Shqiptare ku vetem kriminel ka pais me dokumenta dhe pothuajse asnje njerez te ndershem . Kujt i ankohen ato se mos e kan pyet shtetin shqipetare a ti bejme dokumentat x personit . Ja sa veprime qesharake bejne keto shtete , kur qeveria shqiptare i kerkon me ekstradu ndonje kriminel qe ka bere vrasje ne Shqiperi nuk e dorzojne me preyendimin qe i rrezikohet jeta ne Shqiperi , pra duan te ruajne jeten e kriminelave ndersa per jetet e atyre qe kan vrare ata ne Shqiperi as qe duan ta dine , ndersa kur kerkojne dokumenta ne Angli apo Hollande a France njerezit e viktimave nuk ju japin dhe i kthejne duke u theme qe ju mos vrisni pra mos merrni gjak ani se ata ju kan vrare ju , hajde shtete hajde dhe duan tu japin mend te tjereve .

  3. Buda says:

    Europa e Bashkuar duhet te plotesoje 50 shtete si SHBA dhe Merkel te shpallet Presidente e saj!

  4. andi says:

    Mos te bejme tani sikur jemi me te miret dhe po na hyjne ne hak keto vende. Ne kete rremuje qe eshte Shqiperia, nuk kane faj as keta qe kane keto mendime. Puna eshte se pa perspektiven e antaresimit, politikat tane nuk bejne asnje reforme se nuk i detyron kush. Keshtu qe do te jete me keq per ne te gjithe. Kam frike se keto refuzime do te rrisin korrupsionin dhe sundimin e krimit ne Shqiperi.

    1. Lona says:

      SHOKUUUUU BEHET FJALE PER HAPJE NEGOCIATASH DHE JO PER ANTARSIME NE B.E.
      QE DO TE THOTE MBASI HAPEN NEGOC… DO PRESESH ME VITE NDOSHTA DHE 30 VJET .
      ARESYEA E VERTET NUK ESHTE KRIMI DROGA KORUPSIONI PO RELIGION MUSULMANE DHE LIDHJET E VJETRA TE FRANCES ME VENDET ANTI SHQIPTARE
      MEGJITHATE TE MOS ADREOSHE NE K.E NUK ESHTE FUNDI BOTES

  5. Roberto says:

    Fshati digjet dhe KURVA krihet. Lexoni c’thote Lulezim Kurva(Basha) qe krimi i organizuar duhet te kryhet nga nje qeveri tjeter qe do te thote se vetem qeveria e Lul Kurves mund ta c’rrenjose korrupsionin. Por a mundet qe ata qe e mbollen duhet ta korrigjojne?? A mundet kjo?? Kush e beson??? Ne 30 vjet u mboll vetem korrupsin dhe krim e tani Lul Kurva kerkon qe ta korrigjoje me qeverine e tij????? Po me falni per fjalorin por te jete kaq KAR nga trute ky njeri?????????

  6. BRSS says:

    ROBERTO ,JAM OK ME TY POR LUL BASHES DO QIR GRUAJA QE KA NE HOLLAND KY FELLIQSIR NUK KA LEN GJE PA VJELL PER SHQIPERINE KETI DO QIR ÇA I MBAN PRAGU DERI TE FISI I 13

  7. D... says:

    Andate a farvi fottere

  8. Kuq e zi says:

    Merkel e dine qe europa e sotit sa per interesa gjeopolitike eshte kthyer ne pozicionet e luftes se pare boterore
    Nqs don te balancoje interesat ne ballkan duhet te bllokoje serbine drejt be deri sa ta kuptoi franca

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje