REPLIKAT/ “Është një debat që duhet bërë qetë dhe jo me ironi”, Rama përplaset me Andi Bushatin në emision: Ata të papunët këtë punë kanë

17 Tetor 2019, 21:54Politika TEMA

Kryeministri Edi Rama thotë se Presidenti i Francës, Emmanuel Macron e ka për konsumim politik të brendshëm çështjen e azilantëve shqiptarë në vendin e tij, duke shtuar se liberalizimi i vizave dhe hapja e negociatave nuk kanë lidhje midis tyre.

Në një intervistë për “Open” në Top Channel, Rama u përfshi në debate edhe me gazetarin Andi Bushati, duke e cilësuar të papunë.

Rama: E kam bërë këtë debat drejtpërdrejtë me Presidentin e Francës. Ai i flet popullit francez në funksion të asaj që po bën dhe që lidhet me ta. E para nuk ka lidhje fare liberalizimi i vizave me negociatat. BE ka lëvizje të lirë me vendet e Amerikës Latine.

Bushati: Macron përmend azilantët e Shqipërisë. Pra manipulon duke përmendur azilantët shqiptarë.

Rama: Eni të lutem të mos kem interferenca nga zëra të pa informuar. Ky është një qëndrim që nuk ka lidhje me çështjen e vizave dhe negociatat. E dyta, çështja e azilantëve që stër-zmadhohet në Francë lidhet me regjimin e trajtimit të atyre që kërkojnë azil. Shqiptarët kërkojnë azil politik për arsye ekonomike. Këtë problem e kishte Gjermania, duke kirijuar një regjim trajtimi të shpejtë dhe më pak bujar dhe faktikisht numri i kërkesave ka rënë. Është e padrejtë t’i kërkohet Shqipërisë të mbyllë kufijtë e vet ashtu siç është skandaloze që personazhe publikë dalin në televizion dhe flasin për këtë temë.

Bushati: Është një debat që duhet bërë qetë dhe jo me ton ironie.

Rama: Kush është ky zëri që më interferon. Unë jam i qetë por edhe pasionant. Unë jam këtu për t’u përgjigjur pyetjeve.

Ajo  që sot është evidente është që Presidenti i Këshillit Evropian jo vetëm që duan t’i thonë po Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut, ndërkohë që në mikrobotën shqiptare vazhdohet me propagandën bajate se kjo lidhet me qeverinë. Po të mos i kishim bërë detyrat nuk do të kishim marrë PO-në e Gjermanisë.

Eni Vasili: Po me 9 kushte.

Rama: Qetësohu! Për çfarë u votua në Bundestagun gjerman kur kjo nuk ishte po. Janë 999 kushte që duhen përmbushur deri në anëtarësim në BE dhe përsëri varet nga dinamikat e brendshme. Varet nga politika dhe jo nga teknologjia e integrimit. Komisioni Evropian është struktura që bën vlerësimin teknik. Kur çështja shkon në nivelin politik nuk është thjesht lexim i raportit të komisionit. Franca ka interesat e veta.

Eni VasiliKur Shqipëria do të plotësojë 9 kushtet?

Rama: Së pari nuk janë nëntë. I keni lexuar gabim. Çelja e negociatave fillon kur palët ulen në një tryezë ku duhet të kemi kryer dy punë. Regjia është në rregull po ju interferoni duke ndërhyrë. Qetësohu!

Bushati: E bëri si Ertv-ja.

Vasili: Zt.Bushati këmbëngul të bëjë një pyetje.

Rama: Ata të papunët këtë punë kanë.

Buishati: Më mirë me të papunët se me drogaxhinj!

Rama: E para është reforma zgjedhore. Plotësimi i Gjykatës Kushtetuese dhe SPAK-ut besoj do bëhet brenda vitit. Këto nuk janë se i duhen Holandës apo Gjermanisë por se na duhen ne.

8 komente në “REPLIKAT/ “Është një debat që duhet bërë qetë dhe jo me ironi”, Rama përplaset me Andi Bushatin në emision: Ata të papunët këtë punë kanë”

  1. LULJA says:

    EDI JE I FORTE E PASKE DISKRETITUAR FARE TE VOGLIN BUSHATI

    1. Raimond vlonjati says:

      Bushati ja paska futur bukur , per shoqerine Rames me drogaxhiinjte e trafikantet

      Pastaj kur njerezit jane te papune, kjo eshte defekt i qeverise ne radhe te pare

  2. volta says:

    Bushati person I vogel

    1. amPER says:

      qe i arrin Ramos deri ke ” i Gjati “

  3. alphade says:

    Po sabotohet ngritja emergjente e SPAK-t dhe BKH-s qellimisht,zoti K/minister !
    Mos valle edhe juve jeni ne “tave” per te penguar e zvarritur keto dy institucione
    sepse do te jene per kupolen e larte politike ne pushtet e opozite “gijotina” qe
    do te “prese” shume koka ?! Pse i vihen ” kercunj nen rrota” duke nxjerre pre-
    tekste pas pretekstesh per ta vonuar sa me shume ngritjen e ketyre dy organiz-
    mave qe jane jetike per 95 % te popullit shqiptar dhe “gijotine” per 5% te politi-
    kaneve ,gjyqtareve,prokuroreve ,etj qe u debuan pa lavdi nga sistemi gjyqesor
    dhe qe sa me shpejt te krijohen SPAK-u dhe BKH ,aq me shpejt do te ballafa –
    faqohen me drejtesine keta plackites e kriminele duke i investiguar pasurine
    tyre dhe sekuestrimin e saj dhe ne fund RECI ……!

  4. Patrioti says:

    Zoti KM sa per dijenine tende puna e vizave nuk ka lidhje me procesin por ka lidhje me konceptin te cilin tek ju politikanet shqiptare nuk existon. Koncepti ne kete rast eshte qe ju nuk mbani dot premtimet e dhena ne tavoline. Kur u diskutu per viza u diskutua qe shqiptaret do dalin dhe nuk do vijne me. Polikanet thane JO ne asnje menure,do vijne. Dhe cfar ndidhi? E njejti concept eshte per ndryshimin e drejtesi ku ka 2 vjet dhe azgje. Dhe kaq sa eshte bere nen presionin e te huajve. Pra ju nuk shikoni qe e keqja eshte mos realizimi i detyrave dhe genjeshtra e politikaneve.

  5. Andi mbylle wc says:

    Andi Bushati BYTHLEPIRES i paguar nga luli b

  6. Timi says:

    Bravo Edi Rama! Pse cfare kujton Bushati apo banda e berishajve e metes se shqiptaret jane budallenj dhe nuk e pane se di shkoi puna ne Bruksel…eshte perseri Franca qe pengon.Franca qe i ndau territoret shwiptare te katersh. Z. Rama ju vazhdoni punen e nisur dhe kazanin thjesht injoroje sic ja bere dje! Bravo! Bravo! Bravo!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje