Sandër Lleshaj: Shqetësime totalisht të pabaza nga Franca dhe Holanda për azilin e krimin

17 Tetor 2019, 21:50Politika TEMA

Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj i sheh totalisht të pabaza pretendimet e Francës dhe Holandës për azilantët dhe krimin e organizuar shqiptar. Këto dy shtete historikisht i kanë koordinuar mes tyre votat në proceset integruese të shteteve që synojnë të hyjnë në BE.

Këtij argumentimi të presidentit francez se pse kundërshton hapjen e negociatave dhe pretendimit të holandezëve se krimi i organizuar shqiptar po drejton tregun e narkotikëve në atë shtet, i del kundër ministri shqiptar.

Sandër Lleshaj i sheh plotësisht të pabaza pretendimet e këtyre 2 shteteve

“Kemi vlera mesatare europiane në të gjitha figurat që përshkruajnë nivelin e sigurisë publike të Shqipërisë. Për mua shqetësimi i tyre është plotësisht i pabazë”, u shpreh ministri për A2.

Në të shkuarën, fenomeni i azilantëve ishte shqetësim dhe për qeverinë gjermane, e cila ka pranuar se numrat kanë ardhur në reduktim.

3 komente në “Sandër Lleshaj: Shqetësime totalisht të pabaza nga Franca dhe Holanda për azilin e krimin”

  1. Hasani says:

    O te shperlaft mordja more minister Leshi

  2. Emigranti says:

    Hajdeni i thoni në Francë këto gjëra nëse i keni me statistika. Ça thoni në Shqipëri nuk i di njeri.

  3. Reforma BE says:

    Nëse atyre u duhet kohë për reformim atëherë ata (Fraca, Holanda etj. vende skeptike ndaj nesh) le të na pranojnë në mënyrë urgjente ne shqiptarët me të drejta të plota si anëtar në BE se pastaj jua bëjmë ne reformën në kohë rekord gjithë BE-së.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje