PD: Jemi gati për reformën zgjedhore, por ta bëjmë ne e PS, të përjashtohet opozita parlamentare

17 Tetor 2019, 18:34Politika TEMA

Reformën Zgjedhore, Partia Demokratike e vlerëson si vendimtare dhe të vetmen rrugë për të dalë nga kriza politike.

Për këtë qëllim, prej ditësh Lulzim Basha ka aktivizur një grup ish- deputetësh dhe juristësh për të hartuar një paltformë të plotë, e cila sipa kryetarit të grupit të punës, Oerd Bylykbashi, parashikon ndryshime të thella, pa kursyer Kushtetutën, por dhe formulën e Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve.

Oerd Bylykbashi, si kryetar i grupit të punës, thotë se platforma parashikon ndryshimin e ligjit të partive politike për referendumet si dhe po sheh mundësinë e ndërhyrjeve në Kushtetutë për t’iu dhënë përgjigje të gjitha çështjeve prioritare.

Dokumenti i opozitës përmblidhet në 5 çështje kryesore thotë Bylykbashi.

“Financimi i partive politike është një çështje prioritare sa na takon ne, votimi elektronik mbetet përsëri një çështje shumë e rëndësishme për shmangur abuzimin që bëjnë partitë politike nëpërmjet komisionerëve apo elementëve kriminalë jashtë procesit për të manipuluar votën e shqiptarëve.Gjithashtu ne do të diskutojmë çështje të karakterit të rëndësishëm siç është sistemi zgjedhor”, thotë Bylykbashi për Ora News.

Partia Demokratike nuk e njeh Komisionin e Posaçëm të Reformës Zgjedhore, dhe këmbëngul që kjo reformë të kryhet nga një instrument i posaçëm.

Bylykbashi kërkon përjashtimin nga reforma të opozitës parlamentare.

Ai thotë se kjo reform duhet bërë nga ata dhe PS.

“Të bëhet në kuadrin e një instrumenti i cili do të bëjë bashkë vullnetin politik të opozitës së bashkuar, të Parlamentit monist ku praktikisht është vetëm PS, dhe kjo, me prezencën dhe kontributin e partnerëve ndërkombëtarë, OSBE-ODIHR, BE dhe SHBA”, thotë Bylykbashi.

Edhe pse janë fokusuar në ndryshime ligjore, Bylykbashi e ka bindje se vullneti politik është kryesor për standarde në zgjedhje:

“Ndërkombëtarët janë gjithmonë e më afër një ideje e cila do të çonte në zgjidhje efektive pa u marrë shumë me modalitetet formale”.

Në një kohë që opozita po punon për reformën dhe kërkon konsensus për strukturën e posaçme, Komisioni Parlamentar po mbledh propozime.

3 komente në “PD: Jemi gati për reformën zgjedhore, por ta bëjmë ne e PS, të përjashtohet opozita parlamentare”

  1. Kuq e zi says:

    Me votat e kujt do ta votosh zotrote?
    Nqs reforma do behej nga pd-ps c’na duhet?
    Ate te 2008 ju e bete pra pse duhet ndryshuar per dicka qe keni rene dakord

  2. Zosi says:

    Po o pisa po. Tashi qe dolet nga sistemi nuk jeni ne pozita te vini kushte. Boll qe ju ftuan ne tavoline, nuk thoni? Ne njerezit e thjeshte e dime shum mire se nga bisedimet dypaleshe Ps-Pd dej nje marveshje qe ju intereson vec ju o hajduter e kriminele, kursesi jo neve. Si mund ti thuash qe ju te rruges paskeni te drejte e ata qe jane deputete te lihen jashte. Nese se keni kuptuar po jua themi ne. REFORMA PER ZGJEDHJET BEHET EDHE PA JU. Dhe duhet bere ne ate menyre qe te fitoje populli dhe jo horrat.

  3. katarakti says:

    Eshte shume mire qe ndryshimin e sistemit zgjedhor e ka ne dore tani opozita parlamentare. Lavdi Zotit PD e shpartalluar dhe e mbetur rrugeve nuk ka asgje ne dore. Prandaj askush nuk duhet te ia vari asaj dhe gjasme “kushteve” te saj. Te shpresojme se opozita parlamentare do te jete aq e zonja sa te vendose per nje sistem zgjedhor me lista te hapura, ku votuesi te kete te drejte te zgjedhe kandidatin dhe jo partine!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje