Frrok Çupi: Shqipëria, Kosova dhe Bosnja, shtetet që Europa i penalizon edhe nga feja

17 Tetor 2019, 17:40Politika TEMA

Analisti Frrok Çupi nuk e konsideron paragjykim jologjik pretendimin se Shqipëria, Kosova dhe Bosnja-Hercegovina po penalizohen në rrugën e tyre integruese në BE edhe për shkak të besimit fetar të qytetarëve të tyre.

Në emisionin “Top Talk” në Top Channel, Çupi theksoi se me vendimi për mospranuar negociatat me Shqipërinë është një sfidë që e ka fituar Turqia.

“Nuk është paragjykim jologjik. 

Sot ne jemi këtu në një pikë maksimale dhe jemi aq të ndershëm dhe aq të detyruar që të flasim hapur. 

Bashkimi Evropian ka pësuar dështime shumë të mëdha pikërisht për arsye se ka paragjykuar kombe, popuj, njerëz për shkak të përkatësive fetare.

Praktikisht mospranimi i negociatave me Shqipërinë është një sfidë që në mënyrë indirekte e ka fituar Ankaraja. 

Në mënyrë indirekte fituan Moska dhe Ankaraja”, u shpreh Çupi.

6 komente në “Frrok Çupi: Shqipëria, Kosova dhe Bosnja, shtetet që Europa i penalizon edhe nga feja”

  1. Bllokmeni says:

    Jam ne pergjithesi dakort me konkluzionet.

  2. Jugu says:

    Jo mor Frrok se ti je shqiptar dhe nuk je musliman, atehere si te ka penalizuar per fene.
    Te ka penalizuar per qeverine ne radhe te pare qe ke dhe qe te i bythlepihesh prej kohesh Rames. Te ka penalizuar per opoziten qe nuk eshte e paster. Te ka penalizuar per ikjen e njerezve pa dokument ku te mundin.

    1. Mali says:

      Shum mendim i sakt, mos vall Serbia plotëson ndonjë kusht? Pastaj.Bullgaria, Sllovakia ,Rumenia tash veq anëtarë. Është falt se bosnja, kosova , shqipëeia sdo e fitojnë dot statusin!

  3. Oli says:

    Jo more Frrok mirditori nuk eshte nga feja. Ju mirditoret e keni qefe ta fusnin fene gjithanej si shkak e sebep. Jeni dhe me komplekse inferioriteti nga vete origjina e juaj shpellare.Por ne sdime historine. Ata dine ate qe ne nuk e dime. Shqiptaret dhe boshnjaket kane qene nder udhehqesit me te spikatur te administrates Osmane. Gjeneralet shqiptare e boshnjake e benin Europen ti shkonte shurra ne breke. Eshte thjesht nje hakmarrje dhe inat qe e kane skalitur ne trurin e tyre.Nderkohe qe ata na shohin ne si pasardhes te osmaneve. Ne e shohim veten akoma Ilir e pellazge. Dhe me qellim na kane treguar mitin e Skenderbeut .Qe brezi yne ti harroje dhe mos ti mesoje dhe mos te kemi informacion per te paret tane osmane ,qe sundonin gjysmen e botes. Por na tregojne Teuten ilire qe ka jetuar para 2300 viteve para nesh.Qe ska lidhje fare me ne.Per te paret tane qe kane jetuar para 100 apo 300 vite me pare. Dhe qe sundonin boten ne jemi zero. Nuk dime asgje.

  4. Malo Kanina says:

    Jo, zoti Çupi, nuk ka fituar Ankaraja. Ka pothuaj 30 vjet që Ankaraja ka kërkuar të përfshihet në gjirin e botës perëndimore. Dhe askush nuk e qas. Për aq sa ju duhej si një kështjellë kundër komunizmit, ata e shfrytzuan, duke e futur në NATO dhe duke i vënë mbi shpatulla një barrë të jashtëzakonshme. Dhe ajo e kreu me nder dhe burrëri. Por në familjen europiane nuk kanë lënë sebep pa vënë në lëvizje për ta kundërshtuar kërkesën e saj për tu pranuar në europë.Dhe kjo, thjesht për arsye fetare. Edhe sot, zoti Çupi, kundërshtimi ynë në vetvehte është një përgjigje diplomatike për Ankaranë. Na përdorin neve tre shtete me shumicë myslimane(Shqipëria shtet me shumicë muslimane?!!!!) si thasë me rërë për ti bërë ballë përmbytjes turke në europë.Sepse po t’na pranojnë ne, bie arsyeja bazë pse kundërshtojnë Turqinë. Natyrisht, aq musliman sa ka Bosnja, Kosova dhe Shqipëria, për Europën nuk përbëjnë problemin më të vogël për ti përfshirë në gjirin e saj. Por Europa po gabon rëndë. Fenomeni Erdogan është thjesht një përgjigjë për qëndrimin hipokrit të europës ndaj Turqisë së vlerave të Ataturkut. Natyrisht, Erdogani është kalimtar, por konservatorizmi i tij ushqehet dhe mbahet gjallë nga qëndrimi europian ndaj kërkesës turke për tu përfshirë atje ku e ka vëndin e saj, në botën perëndimore.

  5. Samiu says:

    Nuk ka fituar Ankaraja, por ka humbur Europa. Ankaraja ka treguar me fakte, se mëndjen, sytë dhe zemrën e ka tek qytetërimi perëndimor. Ndonëse ka gati një shekull që troket në një portë që nuk i hapet, ajo përsëri nuk i ka humbur shpresat, por përpiqet me të gjitha forcat të zërë vëndin e saj në gjirin e kombeve të qytetëruar.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje