Taulant Balla: Ka një shumicë në PE që mbështet fillimin e bisedimeve, Saliu pa pikë turpi falënderoi Macronin që tha “jo”

17 Tetor 2019, 12:54Politika TEMA

Taulant Balla dekalroi nga foltorja e Kuvendit se ka një shumicë të madhe në Parlamentin Europian që mbështet fillimin e bisedimeve për anëtarësim të Shqipërisë me Bashkimin Europian.

Sipas Ballës, Gjermania është vendi që drejton një betejë sa diplomatike, politike dhe gjeopolitike për ti dhënë Shqipërisë dhe Maqedonise së Veriut rrugën e fillimit të bisedimeve për anëtarësim.

“Pritshmëritë që burojnë nga merita e Shqipërisë sot për të filluar bisedimet për anëtarësim, tre javë më parë teksa Gjermania miratonte dokumetin që i thoshte PO Shqipërisë edhe këtu në sallë dëgjova syresh që thonin: Jo nuk është një PO, por një JO e veshur si PO, ndërkohë që sot ne duhet të jemi të gjithë krenar që Gjermania është vendi që drejton një betejë sa diplomatike, sa politike, sa gjeopolitike për ti dhënë Shqipërisë dhe Maqedonise së Veriut rrugën e fillimit të bisedimeve për natarësim. Ajo matricë gjermane e detyrave të shtëpisë padyshim që është instrumenti më i mirë që unë nuk e di ta gjej arsyen se pse edhe presidenti frances nuk e gjen veten në këtë instrument”, u shpreh Balla.

Më tej gjatë fjalës së tij, numri dy i Partisë Socialiste, Balla komentoi edhe deklaratën e bërë nga ish-kryeministri Sali Berisha, i cili falenderoi Presidntin e Francës, Macron që u shpreh kundër fillimit të bisedimeve për anëtarësi të Shqipërisë me BE.

“Teksa ne jemi këtu në këtë sallë, një njeri që për 28 vite me radhë i ka bërë dëm këtij vendi, ish-kryeministri Sali Berisha del për pikë të turpit dhe thotë: Falenderoj presidentin Macron që i thotë JO Shqipërisë. Nuk di të ketë kaq keqdashje ndaj Shqipërisë, nuk e imagjonoj dot.

Dua tju them që ajo çfarë i shtyn ata ti thonë JO Shqipërisë nuk ka të bëjë fare me Shqipërinë. Nuk është fare pjesë e çfarë ka bërë apo nuk ka bërë Shqipëria, sepse Shqipëria ka bërë ditë për ditë, madje më shumë sesa ju tha dy vite më parë dhe një viot më parë. So jemi në kushtet kur 26 vende anëtare të BE mendojnë që Shqipëria i ka përmbushur, madje tejkaluar ato kushte që ka pasur si detyra shtëpie”, shtoi Balla

Sipas Ballës, ajo që e ndryshon Shqipërinë nga Maqedonia e Veriut nuk është cilësia e reformave.

“Nëse i referohemi cilësisë së reformave, reforma në drejtësi është 10 vite para asa që duhet ta bëjë Maqedonia e Veriut në vitet në vijim. Ajo që sot Maqedonai e Veriut është e ndryshme nga ne është dallimi mes klasës politike atje dhe klasës politike që ne kemi për fat të keq në krahun e opozitës. Isha me Kryetarin e Kuvendit të Shqipërisë na Parlamentin Europian dhe një prej deputetëve të djathtë në PE më vendosi përpara një vlerësim tëb situatës politike që bënte PD-ja në Shqipëri, ku pasi përgojonte të gjithë mazhorancën, merej dhe me përgojimin e të gjithë deputetëve të rinj, që keni tradhëtuar partinë tuaj dhe keni hyrë në Parlament. Kemi një PD që furnizon imbokset e eurodeputetëve të PE apo të Bundestagut me lloj lloj thashethemesh. Duhet të jemi krenar që kemi një shumicë të madhe në PE dhe KE mes vendeve anëtare që janë të bindura që Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut e meritojnë fillimin e bisedimeve për anëtarësim dhe kjo është arritje për Shqipërinë”, tha Balla

Duke folur për buxhetin faktit të vitit 2018, kreu i grupit socialist, Taulant Balla theksoi se 26 mijë nxënës shqiptarë për shkak të këtij buxheti kanë shkolla të standardeve europiane.

“Janë 80 qendra shëndetësore të ndërtuara në çdo cep, pa përfshirë këtu rikonstruksionin e spitaleve në vend. E gjetëm Shqipërinë në 2013 me spitale që ngjanin me hanin dhe nuk ngjanin aspak me një qendër spitalore. Të shkoje në Elbasan nuk gjeje dot derën e spitalit, sepse do të kaloje nëpër dyert e qofterive”, u shpreh Balla.

1 komente në “Taulant Balla: Ka një shumicë në PE që mbështet fillimin e bisedimeve, Saliu pa pikë turpi falënderoi Macronin që tha “jo””

  1. ZINEDIN ZIDANE -ZIZO says:

    TAO PSE KUR TA FUT KARIN NE BYTH MERO GELBAZA KELLIRA PO E LEJON TE NGA BYTHA PO TA FUT NE GOJE DHE TE ESHTE KRIMBUR DHEMBET ,,, MERO SOT ESHTE DUKE JA LEPIR BYTHEN SALIUT

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje