Kulmin e tij e kishte ministër i Drejtësisë, një post që e kapi pas “spektaklit” me Kolegjin Zgjedhor në vitin 2011 dhe kontributit në vitin 2009. Kush nuk i kujton le ti mësojë, se Kolegji Zgjedhor që shpallli rezultatet finale të zgjedhjeve në 2009 dhe 2011 kishte një rol të rëndësishëm në procesin final të çertifikimit të zgjedhjeve.
Aty Halimi kishte kthetrat e tij me gjyqtarë disa prej të cilëve janë larguar nga sistemi. Dikush në shkollë, dikush mik, të gjithë bënë lojën e kërkuar nga Eduard Halimi, kur ky u bë ministër Drejtësie, ndërsa ata morën çfarë kërkuan, si shpërblim nga pushteti i kohës. Në PD shumë njerëz i dinë detajet që në disa raste kanë qenë edhe akuza publike por të deformuara politikisht.
Një njeri që gjithçka e kishte bërë me të majtën, afrohet tek PD duke nuhatur pushtetin e saj. Bëhet zv/ministër, deputet, ministër dhe largohet nga PD dhe politika në ditën më të vështirë të opozitës pas humbjes në 2017. Totalisht pa moral dhe thjeshtë duke gënjyer.
Lulzim Basha për servilizmin e tij e rikandidoi të parin në Berat, por Halimi e la mandatin dhe për këtë u thanë shumë gjëra, fillimisht shëndeti, më pas projekte e kështu me radhë, por Halimi është nuhatës, ai nuk mund të rrinte me disa dështakë e të paaftë që po i qeshte gjithë Shqipëria.
Iku për t’u rikthyer
Largimi i tij ishte i papritur në shkurt të vitit 2018, vetëm 6 muaj pasi kishte marrë mandatin nga listtat Basha, si kryesues në Berat ku dështoi me sukses të plotë.
Publikisht tha se do ndiqte një projekt ndërkombëtar, “Sot kam dorëzuar mandatin e deputetit pasi nga nesër i përkushtohem një projekti të së drejtës ndërkombëtare private në një network në Ballkan, projekt që është afatgjatë dhe kërkon që vendimin ta marr sot”, shkruante Halimi në atë kohë.
Por afat gjatë nuk është kaq shkurt. Ai është rikthyer fort në media dhe publikime me qëndrime mediatike pro Ilir Metës duke u kapur pas presidentit dhe në mbështetje të tij.
Halimi në fakt hapi një studio ligjore dhe u rehatua, por shpesh mbante qëndrime politike që më shumë se parimore ishin servilizma dhe mbështetje ndaj korrupsionit.
Mbështeste Gaz Bardhin në PD, apo kërkonte amnisti për gjyqtarët e prokurorët hajdutë që i shmangeshin Vettingut. “Vidh sa të kesh mundësi, po dhe dorheqje je i pafajshëm”, mendon Halimi ynë.
Tani kohët e fundit sa në një televizion sa në një media duke mbrojtur presidentin për përplasjet e fundit me Venecian.
I vetmi jurist në Shqipëri dhe disa politike që thonë se Meta nuk ka asnjë shkelje te konstatuar nga Venecia, megjithëse raporti i këtij institucioni thotë qartë se presidenti nuk ka kompetencë shtyrjen e zgjedhje dhe s’ka bazë ligjore veprimi i Metës, shtyrja pa konsultim të gjerë në një situatë të jashtëzakonshme (gjë që nuk ishte dhe Meta nuk e bëri) apo anulimi i zgjedhjeve janë shkelje e të drejtave të njeriut.
Eduard Halimi nuk e ka problem parimor, ai e ka politik, kërkon të kthehet nga penxherja edhe pse doli nga dera e PD dhe politikës.
Tani ka filluar daljet e tij mediatike në mbrojtje të të pambrojtshmit president, njeriut me të korruptuar në Shqipëri të kapur me bllok në dorë dhe parimisht po e bën Halimi, pazarxhiu i Kolegjit Zgjedhor në 2011.
Politika në Shqipëri s’ka parime shumë, por bashkë i ka bërë hajdutët, të korruptuarit e pazarxhinjtë në këto 30 vite.
Halimi tani po kthehet në spektaklin politik duke nuhatur se mund të ketë pushtet, duke kërkuar që ta rithërrasin.
Shumë janë larguar dhe tani për Halimin me Gazin e tij sekretar në PD mund të ketë më shumë shanse për rikthim të fuqishëm politik.
Këtij ndoshta nuk i shkon ajo thënia tij, “Halim që s’di këndim je ministër për arsim”, sepse ky është super i kualifikuar me intrigat dhe pazaret politike të 2011 që e bënë edhe ministër nga hiçi, pasi peshën dhe reputacionin politik në PD e kishte një zero me bisht.
Por, bishti i prerë mund të rritet ashtu si nuhatja se po vjen pushtet e duhet të mbahet varur diku, pikërisht tek litari i Ilir Metës, por ky i fundit në fakt pritet të “varet” politikisht, jo ti varesh për të kapur pushtet nesër.
Suksese Halim! Kujdes, mbaju fort pas litarit!(CNA.al)
Bravo o Tema tani po na thoni qe Rilindjes po i vjen fundi dhe Halimi ndjen pushtet? Pra pranoni qe Basha do marri pushtet?
Masturbohu se pa para e ke.Banda terrorists e pd nuk kthehet kurre me ne pushtet me keto hijena.
HALIMI ESHTE NJE MI HALEJE
Une kam nje admirim per Halimin se midis te gjith te tjereve ketu marrezite e tua I shkruan dhe vjen I reciton ktu. Kta te tjeret I recitojn permendesh.. KLASIKE..
Ky robqiri merrte 10000 euro per nje licence permbarimi! E pse mos te kthehet kur Edi haleja shurret ne breke para ketyre?
Halimi vetem kur del ne rruge ka me vete 100.000 Euro. BMV te fundit, kepuce Gucci, iPhone te fundit dhe rroba firmato. Kuptohet i ka nga projektet
CNA.al ka harruar rolin më të madh që i është ngarkuar kësaj vemjeje nga Salehu, atë të kryetarit të komisionit hetimor parlamentar, për ngjarjen e 21 janarit 2011, kur Salehu vrau para zyrës së tij, 4 njerëz të pafajshëm. Këtë tragjedi Halim pinxhua, (kështu quajnë burrecët, të vegjël nga shtati dhe mendja), e ktheu në një farsëkomedi, e cila përfundoi me turp, aq sa nuk e zë më njeri me gojë. Sepse si mundet të flitet për atë komision, një turp historik për organin më të lartë legjislativ siç është Kuvendi i Shqipërisë? Dhe ky vemja, mender jurist e mender ministër, jo vetëm e pranoi ta drejtojë, por si komision qesharak që ishte, nuk arriti dot të bëjë dhe një raport formal për ta paraqitur në seancë plenare për diskutim siç e kërkon rregullorja e parlamentit (!). Më vjen keq që CNA.al ia quajnë efendi Halimit për të madhe ndërhyrjet në gjyqtarët e Kolegjit Zgjedhor në vitin 2011, për të vjedhur mandatin e bashkisë Tiranë për llogari të Bashë ‘guinplenit’, që dhe pa ndihmën e pinxhos, ata ishin vegla qorre të Salehut dhe do bënin atë që do të urdhëronte ai, siç bëri dhe ne Ristanin. Në PD ka patur dhe ka plot plehra si pinxho, të gjithë të mbledhur aty nga Salehu, të rritur në hijen e tij dhe për t’i shërbyer vetëm atij. Nëse demokratët e ndershëm në të gjitha nivelet e strukturave të kësaj partie nuk do të kenë guximin ta drejtojnë gishtin nga “lideri historik”, janë pa të ardhme, ose nëse do ekzistojnë në realitetin politik shqiptar, do të jenë jo si një Parti Demokratike, shpresë e humbur për vendin, por si një sekt i rrezikshëm.