Kryeministri Edi Rama mohoi në emisionin “Open” në Top Channel mundësinë që vendi të shkojë në zgjedhje të parakohshme në rast se nesër merret një vendim negativ sa i përket negociatave me Bashkimin Evropian.
“Ne jo vetëm që nuk do të shkojmë në zgjedhje të parakohshme, por do të vazhdojmë punën tonë. Në datë 19 dielli do të lind përsëri”, tha Rama.
Sipas Ramës, “Shqipëria nuk ka pse shkon në zgjedhje të parakohshme se Shqipëria nuk i ka lënë mangut asgjë këtij procesi”.
“Nëse zgjedhjet e parakohshme do të zgjidhnin problemin midis Francës dhe Gjermanisë do ta mendoja seriozisht”, shtoi Rama.
Nuk e çoni në mend ta çoni vendin në zgjedhje të parakohshme?
Rama: Cilin vendim, Francën apo Shqipërinë? Shqipëria nuk ka pse shkon sepse ka marrë po e Gjermanisë dhe vendeve dërrmuese, i ka bërë të gjitha detyrat… zgjedhje të parakohshme në Shqipëri nuk zgjidhin problemin e Gjermanisë dhe Francës se nëse do ta bënte atëherë do ta mendoja seriozisht të shkoja në zgjedhje. Futja në zgjedhje e Nardit dhe Dashit nuk zgjidh konfliktin e Merkelit me Macron.
Rama tha se në BE nuk ka pasur vende kundër Shqipërisë dhe pro Maqedonisë.
Rama :Kjo është e pavërtetë, nuk ka pasur vende pro Maqedonisë dhe kundër Shqipërisë, shumë pak vende kanë qenë, dhe kancelaria gjermane nuk ka qenë kurrë për ndarjen, dhe u shfaq në 6 mujorin e parë kur këtu u bë nami, kur u fut në mes e gjitha balta që iu hodh në Berlin përmes linjës partiake, që e pastruam falë komunikimin intensiv të CDU që në fund të ditës mbështet Shqipërinë.
Pas qershorit, gjasat që të ndodhte ndarja ishin të mëdha për shkak të atyre që ndodhen këtu, por pas qershorit ne kemi komunikuar, dhe falë respektit të Merkel që ka për vendin tonë dhe punën tonë ka bërë që Gjermania të jetë kundër ndarjes.
Pse barbon je ti te besh zgjedhje të parakohshme…. Nëse ti je i lodhur për kryeministër ata të tjerët janë katastrofa e Shqipërisë
Jo mo jo … Nëse nuk hapen negociatst, në zgjedhje të parakohshme shkon Zaevi. JA FUTËM!
Sigurisht që dielli do lindi përsëri në datën 19 se juve ngaqë nuk ju intereson fare (sepse ju bën dëmton integrimi europian) dhe nuk ju bën përshtypje që të mashtroni përsëri, që të tallni pallën me të ardhmen e Shqipërisë shqiptarëve….
Patjetër që edhe dielli i datës 21 do të lindë e me të lindur juve me siguri që do tju vijë një mesazh nga BE-ja, OSBE-ja dhe SHBA-të që të zhvillohen sa më shpejtë zgjedhjet e parakohëshme, kështu që do të bënit mirë të shkuleshit nga tentakulat e mafies që ke mbërthyer rreth vetesh e ushqeheni si parazitë nga njëri tjetri , jep dorëheqje dhe hai rrugë përpara zgjedhjeve Erion Veliajt, Ditmir Bushatit ose Pandeli Majkos për postin provizor të km.
Moshapja negociatave eshtedeshtim I qeverise e pike….kte e di dhe bufi….shkon a jo ne zgjedhje eshte ceshtje tjeter
Hahahahaha nah je I madh Mero
Zgjedhje per cfare?
Kush mendoni ju se do fitoj? Doni te fusni ate debilin basha prape ne kuvend?
Kur ska ndonje parti me vizion do kalbeni me ramen dhe turqizimin e tiij.