Donald Tusk: Nuk pati unanimitet për negociatat. Nuk e ka fajin Shqipëria dhe Maqedoni e Veriut, 2 vendet kanë bërë progres

18 Tetor 2019, 14:55Politika TEMA

Presidenti i Këshillit Evropian, Donald Tusk u shpreh se për mos hapjen e negociatave nuk e kanë fajin Shqipëria dhe Maqedoni e Veriut, por fakti që nuk pati unanimitet nga vendet anëtare të BE.

“Mbrëmë liderët diskutuan zgjerimit. Shumica dërrmuese donte që të hapeshin bisedimet me Shqipërinë dhe Maqedoninë. Por nuk pati unanimitet,

Maqedonia e Veirut dhe Shqipëria nuk kanë faj për këtë. Të dy vendet bënë atë që iu kërkua të bënin. Të dy shtetet kishin të drejtën të nisnin bisedimet. Do t’i rikthehemi kësaj çështje në maj.

Ata ishin gati, por fatkeqësisht disa shtete brena unionit nuk ishin gati. Për mendimin tim ishte gabim. Mesazhi im për shqiptarët dhe maqedonasit është: Ju lutem mos u dorëzoni. Nuk kam asnjë dyshim që një ditë do të bëheni pjesëtarë të BE”- tha Tusk. (TemA)

2 komente në “Donald Tusk: Nuk pati unanimitet për negociatat. Nuk e ka fajin Shqipëria dhe Maqedoni e Veriut, 2 vendet kanë bërë progres”

  1. Maji says:

    ne maj te kujt viti? sa qesharake.duhet te dale nje force e re politike qe te orientohet vetem nga usa dhe te kete mbeshtetjen e tyre .

  2. Gimi says:

    Shume progres te gjithe duan qe te ikin nga ky vend

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje