Negociatat me BE, Juncker: "JO-ja" për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut gabim historik

18 Tetor 2019, 15:21Politika TEMA

Presidenti në largim  i Komisionit Europian, Jean Claude Juncker, tha se vendimi negatvi për nisjen e bisedimeve për anëtarësim me Maqedoninë e Veirut dhe Shqipërinë  ishte një gabim historik.

“Pata thënë në fillim të mandatit tim se nuk do të kishte zgjerim gjatë këtij mandati. 

Por çështja këtë herë nuk ishte kjo, çështja ishte nëse ato ishin apo jo kandidatë në nivelin e duhur për të na lejuar që nisnin bisedimet. 

Unë mendoj që ishte një gabim historik”, u shpreh Juncker. (TemA)

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje