Nard Ndoka thirrje Ramës: Na mblidh bashkë në një tryezë ose ndryshe do bëjmë protesta të fuqishme që të të rrëzojmë

22 Tetor 2019, 17:54Politika TEMA

Nard Ndoka i ka bërë thirrje kryeministrit Edi Rama që ta mbledhë atë dhe drejtuesit e tjerë të opozitës në një tryezë.

Ai paralajmëron se nëse shefi i qeverisë nuk ka vullnet për t’i grumbulluar atëherë opozita do të nisë protesta madhështore.

Kreu i PDK tha se kushte e Bundestagut dhe qëndrimi i Francës për shtyrjen e negociatave ishin një goditje e fortë për Ramën, si një mesazh i cili kërkon refklektim në formën e qeverisjes së vendit.

Protesta është një armë në duart e qytetarëve. Edhe opozita është në krahun e tyre. Protesta kombëtare do të ketë. Opozita do t;i thërrasë ato kur të ketë konsumuar të gjithë komunikimet. Nëse Rama nuk thërret një tryezë të përbashkët me opozitën për të plotësuar 9 kushtet e Bundestagut, do përballet me pasojat e protestave. Ne kemi bërë maskimumin. Ne jemi të ndërgjegjshëm se kryeministri nuk mund të rrëzohet vetëm me protesta, por janë një mënyrë për të treguar pakënaqësitë e popullit. Vendimi për shtyrjen e negociatave ishte një shuplakë për Ramën.

Nuk është e thënë që me protestat Rama nuk rrëzohet. Mund të ketë protesta të fuqishme që mund të rrëzojnë atë. Ne kemi një kryeministër që nuk ndikohet fare nga gjendja ekonomike e vendit. Ne nuk shohim që do të reflektojë. Pati një goditje edhe nga presidenti francez. Faktori ndërkombëtar nuk mund të godasë drejtpërdrejtë por mesazhi ishte i qartë që detyrimet nuk janë plotësuar. Është fati i madh që Bundestagu Gjerman janë në unison sa i takon 9 pikave. Politikat gjerman kanë një standard tjetër”, u shpreh Nard Ndoka.

Ndoka tha se duhet një ndryshim i menjëhershëm i sistemit zgjedhor, ndërsa u shpreh se zgjidhja më e mirë e krizës politike dhe ngërçit ku ndodhet vendi do të ishte zhvillimi i palë zgjedhjeve brenda një dite.

“Unë e kam kundërshtuar këtë sistem që kemi. Sot kemi emergjencë organizimin e zgjedhjeve parlamentare dhe lokale. Duhet një debat i thellë për ndryshimin e sistemit. Nëse do kemi së bashku dy palë zgjedhje do ishte një gjë shumë e mirë. Janë të qarta tashmë edhe interferimet e ndërkombëtarëve. Nëse gjykatat e tjera kanë pasur ndikim nga korrupsioni, kushtetuesja nuk ka qenë nën këtë presion”, deklaroi Ndoka.

8 komente në “Nard Ndoka thirrje Ramës: Na mblidh bashkë në një tryezë ose ndryshe do bëjmë protesta të fuqishme që të të rrëzojmë”

  1. NGA SPK says:

    O NARDO DUKU NGA BRRYLI LENI PROTERET TI FUSIM NJE QOFTE ME PLENC DERRI, SE RAMES I RRUN TOPET TI DHE 100 SI TI KAQOL I JEP VETES RENDESI BUDALLA I LINDUR MOS U VONO SE OSHTE ENE DASHI HAVAS KA PRU RAKI MONI NGA VIDHKOQI, KENA DHE GJONA TE REJA LIKJA KA BO KOSTUM SI DIRGJENT I POTEREVE QE DO BOSHE TINA , HAJT TUNG.

  2. Lulzim says:

    …ky , osht totalisht ….rrkrrkrrkrrkrrkrrkrrk..???

  3. sancho panca says:

    Tope Strafullah ?
    Nga Rama IK, Aman Rama takohu me ne….

  4. rrok cubi says:

    EDHE KY BURRE I MENCEM,PO BAN GABIM KY I GJATI,QE NUK KRIJON NJE EKIP EKSPERTESH ME SHOKET E KTIJ DHE RUJUNI PREJ KETIJ ,KY ESHTE TRIM DHE ME JU MBUSH MENJA TE RRUN ATE TE GJATI

  5. SHKELZENI says:

    TE LUTEM NARD MOS E RREZO TE KEQEN VELLAI MOS E RREZO SE TI KE NJE PARTI TE FUQISHME ME ZÉRO ANTARE

  6. gjergji says:

    NARD ,AKOMA NUK E KENI RREZUAR RAMEN?!!!!!!!!!!!Rama tallet me ty e Lulin ne te gjitha mendyrat.Kaq te papergjegjeshem jeni !!!!!!

  7. Komentuesi says:

    Ti Nard Ndoka,ti rruash topet Edi Rames se nuk e rrezon dot me protesta.Kaq budallenj jini ju te opzites se bashkuar,sa nuk kini kuptuar se, qeveria nuk rrezohet me protesta.Kini bere gjithe ato protesta dhe nuk kini bere gje, sepse protestat jane vetem sa per te ngritur nervat e popullit dhe t’ju ndeshkoi juve duke mos jua dhen voten.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje