“Lajmi për celulën iraniane bëhet për të zhvendosur vëmendjen”, Gent Cakaj: U parandalua një sulm terrorist, sukses i institucioneve të sigurisë

23 Tetor 2019, 20:45Politika TEMA

Ministri në detyrë për Punët e Jashtme dhe Evropën, Gent Cakaj, ka deklaruar këtë të mërkurë se lajmi në lidhje me shkatërrimin e celulës iraniane që parashikonte sulme terroriste në Tiranës është i vërtetë dhe nuk po përdoret për të zhvendosur vëmendjen.

Sipas ministrit Cakaj, ky operacion i policisë tregon se Shqipëria i ka të gjitha kapacitetet për t’u përballur me kërcënime të këtij lloji.

“Gjithçka ka qenë për komunikim me publikun është komunikuar nga Policia e Shtetit. Kjo është çka mund të them deri tani. 

Pritet që Ministria e Brendshme të vazhdojë komunikimin me publikun për të informuar publikun në shkallën që duhet të jetë i informuar publiku për këtë çështje. 

Lajmi është real dhe nuk lidhet me asnjë përpjekje për të zhvendosur vëmendjen nga negociatat. 

Bëhet fjalë për një sukses të institucioneve të sigurisë, të cilat kanë parandaluar një sulm terrorist. 

Kjo tregon se Shqipëria posedon të gjitha kapacitetet për t’u ballafaquar me kërcënime apo rreziqe të kësaj natyre”, tha Cakaj në “Abcnews”, duke iu përgjigjur kështu edhe akuzave të opozitës.

1 komente në ““Lajmi për celulën iraniane bëhet për të zhvendosur vëmendjen”, Gent Cakaj: U parandalua një sulm terrorist, sukses i institucioneve të sigurisë”

  1. Arifi says:

    Pordh me rigon! Keni ndaliar 1 akt terorist po nuk ka te arrestuar?’ Po si ja bet imbushet mendjen mos ta kryejne aktin apo si????? Sa bajat jeni.. po lini nam me budallallqe: ne ke vend te botes keni oare a degjuar te ndalohet 1 akt terorist dhe mos te ket te arrestuar??

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje