Legjenda e Arsenal: Nuk e kuptoj pse Granit Xhaka është kapiteni i ekipit

23 Tetor 2019, 18:39Sport TEMA

Ish-mesfushori i Arsenalit Emmanuel Petit nuk e kupton pse Granit Xhaka është kapiteni i Topçinjve. Skuadra e Emery ka humbur 1-0 ndaj Sheffield United ditën e hënë dhe francezi ka kritikuar skuadrën e zemrës pas asaj ndeshjeje për t’u harruar.

“A mund ta imagjinoni Patrick Vieira në fushë atë të hënë? Ai do ishte duke u bërtitur shokëve të ekipit ‘çfarë dreqin jeni duke bërë!’,” shprehet Petiti për Paddy Power.

“Nuk e shoh këtë gjë te Xhaka. E shoh te Guendouzi, ai është një nga të paktët që do të fitojë çdo ndeshje.

Ai ka një zemër luani.

Mund të më thotë dikush se cili është kualiteti më i mirë që ka Xhaka?

Nuk e kuptoj se është bërë kapiten. Mungon lidershipi”, tha ai.

2 komente në “Legjenda e Arsenal: Nuk e kuptoj pse Granit Xhaka është kapiteni i ekipit”

  1. Elton says:

    Emmanuel Petit, nuk eshte legjende futbolli, thjesht ka qene nje lojtar I njohur, dhe kaq!

  2. Raimond vlonjati says:

    Petit qenka me te vertete i vogel, si njeripor edhe hajvan nga trute
    -Lojen nuk e ben kapiteni, por trajenri ,

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje