Vendimi u mor pas konsultimit me klubet
“El Clasico” do të luhet më 18 Dhjetor.
Vendimi është marrë nga Federata Spanjolle e Futbollit pas takimit të disa ditëve më parë edhe me drejtuesit e të dy ekipeve.
Protestat në rajonin e Katalonjës shtynë këtë përballje që ishte parashikuar të zhvillohej më 26 tetor.
Stadiumi do të jetë i njëjti Kamp Nou.