Zuckerberg: Libra thelbësore për mbizotërimin e sistemit financiar amerikan

23 Tetor 2019, 10:29Bota TEMA

Projekti i monedhës dixhitale të Facebook, libra, do të përjetësojë mbizotërimin e sistemit financiar të SHBA-së në botë, deklaroi Mark Zuckerberg në një diskutim, që ai do ta paraqesë nesër para një komisioni parlamentar amerikan.

Në këtë deklaratë ai e përshkroi libran si një risi të madhe financiare, e nevojshme për të mbrojtur vendin kundër rritjes së pushtetit të Kinës në sektorin e kriptomonedhës.

E parashikuar të nisë nga përdorimi në vitin 2020, libra po përballet me një sërë protestash nga shumë qeveri të botës, që e shohin atë si një kërcënim për sovranitetin ekonomik të shteteve.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje