Uashingtoni dëshiron një marrëveshje të shpejtë mes Serbisë e Kosovës.
Kjo del edhe nga detajet e bisedave të vështira të presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçic, me të dërguarin special të presidentit amerikan për dialogun mes Beogradit dhe Prishtinës, Richard Grenell.
E përditshmja serbe “Blic” shkruan se ambasadori Grenell i ka përcjellë Vuçicit mesazhin e presidentit të SHBA-së, Donald Trump, se Serbia duhet ta njohë Kosovën.
Sipas të kësaj gazete, në rast të njohjes së Kosovës, në Serbi do të organizohet një konferencë për investitorë të huaj, e cila do të sillte në Serbi investime të kompanive më të mëdha amerikane dhe botërore.