Aleksis Cipras: Shpresoj që BE ta kuptojë gabimin historik që bëri me Shqipërinë dhe MV

22 Tetor 2019, 19:53Rajoni TEMA

“Ajo që bëri Bashkimi Evropian është e padrejtë dhe shpresoj që së shpejti të kuptojë se ka bërë një gabim historik”.

Kështu deklaroi lideri i SYRIZA-s dhe ish-kryeministri grek, Aleksis Cipras në një intervistë për TV Krit, ku foli edhe për perspektivën e Maqedonisë së Veriut dhe Marrëveshjen e Prespës.

“Është e padrejtë ajo që bëri Bashkimi Evropian. Shpresoj që së shpejti BE-ja ta kuptojë se ka bërë një gabim historik”, theksoi ai.

Ciprasi e komentoi edhe pozicionin e kryeministrit grek Micotakis për Marrëveshjen e Prespës, duke theksuar se ”ai thoshte se kjo marrëveshje ishte e dëmshme, katastrofale dhe tradhtuese, ndërsa tani thotë se duhet t’i përmbahemi asaj dhe ta respektojmë”.

1 komente në “Aleksis Cipras: Shpresoj që BE ta kuptojë gabimin historik që bëri me Shqipërinë dhe MV”

  1. Eshte nji veprim koshient dhe i planifikuar
    i Marconit i cili nen presionin Ruse ,
    provokon reaxione / destabilizim Politike ne Shqiperi .
    (kte e kuptojn edhe gomart e stanit tashme .)
    Gjithcka tjeter eshte thjeshte mjergull medietike
    thjeshte per konsum.
    Madje edhe BE-ja e ka kte gje shume te qarte ,perse Macron i nxori
    Shqiperise tabelen JO !
    Macron luan tashme me disa karta Diplomacie ,
    duke krijuar Tesione brenda BE-se dhe Ballkan .
    Etj etj qe doshta s’ja vle aspak me interpretu me tej

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje