BE "vëzhgon" negociatat Serbi-Rusi për tregtinë e lirë

22 Tetor 2019, 13:48Rajoni TEMA

Komisioni Evropian po i përcjell nga afër negociatat e Serbisë me Rusinë për një marrëveshje për tregti të lirë, tha zëdhënësja e Bashkimit Evropian, Maja Kocijançiq.

Gjatë vizitës në Beograd, fundjavën e kaluar, kryeministri i Rusisë, Dmitry Medvedev, paralajmëroi nënshkrimin e një marrëveshjeje të tillë midis Serbisë dhe Unionit Ekonomik Euroaziatik, më 25 tetor.

Ky Union përbëhet nga Rusia, Bjellorusia, Kirgizia, Kazakistani dhe Armenia.

“Po e përcjellim me kujdes situatën dhe po e diskutojmë atë me autoritetet serbe”, tha Kocijançiq.

“Nga Serbia pritet që të përafrohet me politikën e BE-së”, theksoi ajo, transmeton Shërbimi i Ballkanit i Radios Evropa e Lirë.

Megjithatë, shtoi Kocijançiq, Serbia mund të bëjë marrëveshje me vendet ose organizatat e tjera, përpara se të bëhet anëtare e BE-së.

“Në kontekstin e negociatave të pranimit, Serbia obligohet të tërhiqet nga të gjitha marrëveshjet dypalëshe të tregtisë së jashtme në ditën e pranimit në BE. Tërheqja e Serbisë nga marrëveshjet e tregtisë së lirë me palët e treta nuk është një kusht i ri, por një rregull i përgjithshëm që vlen për të gjitha vendet kandidate që duan të anëtarësohen në BE”, tha Kocijançiq.

Sipas saj, BE-ja është partneri më i rëndësishëm tregtar i Serbisë, sepse tregtia e ndërsjellë përbën 63 për qind të tregtisë totale të Serbisë.

Ndërkaq, me marrëveshjen me Unionin Ekonomik Euroaziatik është thënë se Serbia mund të ketë qasje në një treg prej 180 milionë konsumatorësh.

3 komente në “BE “vëzhgon” negociatat Serbi-Rusi për tregtinë e lirë”

  1. Oportunitete qe flaken .... says:

    Shembullin e Serbise duhet ta ndiqte dhe Shqiperia.Fatkeqesisht qeveritaret shqipetare jane driteshkurter e medioker.Tregu Rus ka standarte me te ulta se ai Evropian.Aksesi ne kete treg do gjalleronte fermeret shqipetare,do krijonte mundesine e grumbullimin e kapitalit e tokave ne disa duar,do krijonte mundesine e ekonomise se shkalles dhe ne fund do conte ne rritjen e standarteve.Rritja e standarteve nga ana e saj do bente te mundur depertimin e tregut te BE dhe si perfundim shkeputjen nga tregu rus dhe varesia prej tij.Pra tregu rus mund te shfrytezohej si trampoline per tu fuqizuar dhe pastaj care tregun evropian. 15-20 vjet qe ne te futemi ne BE jane te mjaftueshem te modernizuar bujqesine nepermjet eksporteve me nje treg ku jemi konkurues . S ka asnje arsye racionale qe ne te vihemi ne krye te luftes apo embargove ndaj Rusise. Per nje vend te vogel eshte idiotesi.Kjo te kujton Enver Hoxhen qe do udhehiqte komunistet e gjithe botes.
    E ardhmja jone eshte Evropa dhe ShBA por Rusia nuk eshte armiku yne.Rusia nuk ben kundra nesh me shume se c ka bere Franca,Hollanda,Spanja,Greqia madje me raste dhe Anglia….Mos haroni se Kosoven nuk e bllokon Rusia ne BE.Po keshtu me Shqiperine e shqipetaret.Mos iu mbyllni tregjet fermereve shqipetare thjesht per kaprico te castit.Dikur ruset pastaj kinezet ishin vellezerit tane.Sot SHBA e BE jane vellezerit tane Po neser do jene po keta?.Te mos bejme gabimet e te kaluares.Mos i krijojme vetes armiq e humbin oportunitete. Humbem 50 me SHBA -te armiq.S na falet te humbim 50 vjet me gjysmen tjeter armiq.
    Evropa ka mbyllur perkohesisht deren.E parashikuat kete kur i bete embargo Rusise ? Kush ju siguron se Evropa nuk do i mbylle ato dyer?Nje politikan serioz u jep rendesi sinjaleve.

  2. US First says:

    E ku eshte gabimi.? Cdo vend duhet te mendoje per mireqenjen e tij. Nese nuk e ndihmon dot mos e pengo. Jo beni si them une por jo si bej une.
    Analizen politike e ben vete cdo vend. Ne fund te fundit me shume favore do i jape BE Serbise si ka bere gjithmone. Serbia e ka mesuar cfare eshte BE… BE nuk eshte e besueshme. Rrjedh uje gjithandej. Prandaj Shqiperia duhet te shikoje vetem tek SHBA qe e ka treguar cfare eshte per ne.

  3. Kuq e zi says:

    Tani doli kuptimi i firmes se rames per jugosllavine e re
    Qellimi i heqjes se doganave nuk ishte serbia por rusia!!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje