NATO kërkon të blejë ekuipazh dimëror, Rusia kërcënon me Stalingrad të ri

25 Tetor 2019, 10:33Bota TEMA

NATO konfirmoi hapjen e një konkursi për blerjen e ekuipazhit dimëror i cili mund të rezistojë në temperatura deri në minus 40 gradë zero.

Bëhet fjalë për 78 mijë komplete veshjesh dhe ekuipazhi për një total prej 70 milion eurosh.

Në muajin shtator sekretari i përgjithshëm i Aleancës Atlantike Jens Stoltenberg deklaroi se NATO do të shtojë praninë e saj në Artik për të reaguar ndaj Rusisë.

Misioni rus pranë NATO-s, ka reaguar menjëherë, duke publikuar në profiling zyrtar Tuiter një fotografi ku shfaqen disa ushtarë gjermanë të burgosur në Stalingrad.

Fotografia shoqërohej dhe me një mesazh:

“Ndoshta do të ishte mirë të bliheshin librat e historisë së Luftës së Dytë Botërore, si për shembull aty ku flitet për betejën e Stalingradit….”.

1 komente në “NATO kërkon të blejë ekuipazh dimëror, Rusia kërcënon me Stalingrad të ri”

  1. Miti says:

    Vetem se tani ata qe luftonin Gjermanine ne frontin e Perendimit jane aleate me te. Ne lufte konvencionale Rusia kapitullon brenda muajit perballe NATOs.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje