Nga Shpëtim Nazarko
Duke parë debatin në një nga televizionet kryesore shqiptare, ku ishte ftuar Kryeministri aktual, m’u kujtua një shaka e hollë që bënte Berisha, dikur. Kur kishte të bënte me analistë e duhet të trajtonte problemet e ekonomisë, thërriste apo porosiste në studio, ata të cilët kishin në punën e tyre bazë, çështjet e historisë dhe kur fliste për ushtrinë, ai merrte ata që flisnin për letërsinë. E kështu, Berisha i fitonte thjesht të gjitha debatet, duke korrur fitoren e radhës… Kur ia vura njëherë në dukje këtë gjë, zuri të qeshte me të madhe.
Nuk e di, nëse Rama përdor të njëjtën skemë si Berisha, por dje mbrëma, kishte marrë një grup analistësh nga më të njohurit në Shqipëri, por që kanë pak, apo aspak lidhje me ekonominë ose për të mos u treguar cinik, por duke përshkruar një realitet që shihet thjesht, shkruajnë shumë pak, për problemet e ekonomisë.
Nisur nga ky sens gjykimi, po të shtojmë këtu edhe aftësitë e tij oratorike dhe një farë vetëbesimi, që i ka ardhur prej të qenit 6 vjet në pushtet, mund të themi që Rama e fitoi lehtësisht debatin. Po prapa kësaj tabloje, në dukje gazmore dhe që mund të shijohet me ndonjë tavernë a klub fshati nga militantët e dy palëve, për mua, mbrëmë kemi parë një nga shakatë me zarar, në këto kohëra kur ekonomia nuk është se po shkëlqen…
Problemi themelor i ditëve që kaluam, ka qenë i lidhur me çështjen e asociimit të Shqipërisë në BE dhe në këtë rast, duket se ato që u folën lart në formë kritike, mund të justifikohen nga palët, apo moderatori i shfaqjes. Por ndërkaq, ishte dëshpërim i madh edhe nëse bie dakord me këtë gjykim, të shikoje kur analistët po përpiqeshin ta mbërthenin Ramën, me argumente që lidheshin deri dhe me mënyrën e veshjes së tij, në duhesh të vishesh me poture, apo pa të tilla, kur ai vizitonte dynjanë. Debati mbi veshjen e tij, më kujton një nga shakatë e holla të një regjisori të njohur, që kish vënë si dekor në skenë një rrotë makine. Kjo, që të tjerët të merreshin me rrotën dhe jo me problemet reale të shfaqjes… Natyrisht edhe Rama e di këtë punën e rrotës, megjithëse nuk e di dhe nuk kam pse ta di, arsyen e veshjes së tij. Më mjafton arsyetimi i hollë i Konicës, që tallej dikur, deri në përbuzje, me ata që quante “levantinë” kur ata përbuznin veshjet kombëtare…
Po le të kthehemi tek analiza e debatit të mbrëmshëm…
E kam shprehur më parë dhe vazhdoj t’i mbetem bindjes, se problem i futjes së Shqipërisë në BE ose më mirë të themi, asociimit të saj, është një problem i shkurtër kohor, ndërsa procesi i futjes reale në të, do të jetë shumë i gjatë.
Makroni nuk ka fuqi ta mbajë Ballkanin, as me para dhe as me një politikë të jashtme që karakterizon fuqitë e mëdha, për shembull, të tipit Gjermani. Është e kuptueshme se, ai do të kërkonte që të luante rolin e udhëheqësit a liderit, tani që Anglia ka dalë jashtë skene me Brexit-in e saj dhe forca e Merkel po dobësohet, edhe ajo vetë, po zhduket gjithnjë e më teper në horizont. Por, kjo siç thashë, nuk është pavarësisht përpjekjeve të Makronit, vonim për një kohë të gjatë i procesit të asociimit.
Por, është vërtet ky, problem themelor i Shqipërisë, apo BE-së?
Unë do të thoja, jo me shumë me shaka, se ky nuk është problem i BE-së, por është problem i “be-be-së”. “Be-be-ja”, lidhet me bleqërimën e qingjave të vegjël ose deleve, që në të vërtetë simbolizojnë këtu, një nga problemet themelore që lidhet me ekonominë. Apo ndryshe: me pronën, reformën territoriale dhe me arsimin profesional.
Dhe Rama, sot apo nesër, kur të shkojë në punë të tij dhe do të presë gjykimin e historisë për rolin që luajti, do të vlerësohet nga këta faktorë dhe aspak për veshjet e tij. Faktorë që, siç e kam shkruar shpesh kohët e fundit, sapo t’i shohë burokrati europian, që do të nisë procesin në Shqipëri, do të tmerrohet. Do të tmerrohet nga një sipërfaqe toke e rripëzuar pa fund, nga mungesa e një reforme të plotë agrare, reformë ka 70 vjet që nuk bëhet, nga një sistem arsimi profesional, që nuk është në gjendje të bëjë asgjë.
Më thanë diku, se ne edhe në procesin e TAP-it, i morëm saldatorët nga jashtë… Ja ku kemi arritur. Ndonjëherë, kjo më kujton qeverisjen e pështirë të kohës së Nanos, që thoshte dhe jo me shaka, se tani në kohën e tregut të lirë edhe barin mund ta blejmë nga jashtë… Pra, problemet reale kanë të bëjnë, jo me çitjanet a poturet që vesh Rama, kur viziton Europën. Ato janë dhe mbeten një sërë problemesh, të tipit të tillë që BE-në, apo ndryshe, problemin e asocimit në BE, duhet të na bëjnë a ta konsiderojnë si një problem të karakterit praktik dhe asgjë më shumë.
Duke iu rikthyer titullit të shkrimit, që mori shkas nga debati i Ramës me analistët e njohur të Shqipërisë.
Thelbi është pra, jo te BE-ja, por te “be-beja”, që do të thotë një futje e thellë në problemin e ekonomisë, në problemin e bujqësisë dhe sidomos të blegtorisë. Kjo e fundit, duket si domosdoshmëri urgjente, apo si lëvizje e tipit praktik dhe ndoshta e para në radhë, sepse duke folur për tokën, e dimë që është e rripëzuar e nuk kemi bërë ende reformën agrare. Pra, nuk na lejon të bëjmë investime, apo të ftojmë investues të huaj apo vendas.
Unë mora një shembull, për një shkrim – Poloninë, që megjithëse ka ferma të rendit 20-30 ha, BE-ja e kritikon, se duhen zgjeruar akoma më shumë sepse në këtë madhësi nuk janë rentable. Kështu, problemi i blegtorisë, ku kam marrë njëherë shembull Kukësin, bëhet themelor në momentin, kur ti nuk ke tokë dhe njëkohësisht, je i detyruar të reflektosh traditën e të parëve…
E kam përmëndur shpesh në shkrime, se para Luftës së Dytë Botërore, ne zinim vendin e parë në Europë, duke renditur këtu, sipas Instituteve italiane përpara Gjermanisë, Francës, Anglia, Zvicës etj., për numrin e deleve dhe lopëve për 1 000 banorë. Pra, jemi dhe brenda një traditë natyrale ose një resurs që kërkon ta modernizojmë.
Vendet që përmenda më sipër e që ishin prapa nesh, megjithëse tani janë shumë herë më të industrializuara, tashmë edhe në këtë sektor janë me qindra herë sipër nesh. Nuk e harruan traditën, por e modernizuan atë.
Duke iu rikthyer edhe njëherë problemit, mund të themi se analiza e mbrëmshme në një nga televizionet kombëtare, ishte një vazhdë e një historie që ka nisur prej kohësh, kur ekspertë të letërsisë diskutojnë për ekonominë ose e anasjellta. E gjitha kjo, të bën sa të qeshësh edhe të qash.
Duke e mbyllur, mund të them se në momentet që është Shqipëria, kur po shikoja një nga të dhënat e fundit, ku thuhej se borxhet e biznesit të madh që realisht do të duhej të udhëhiqte vendin, janë në rendin e 1 miliardëve, kur bashkitë kanë akumuluar një borxh 70 miliardësh në lekë etj. Etj., besoj, shakaja e mbrëmshme në televizor, e Ramës me analistët, pavarësisht temës së zgjedhur, nuk nderon asnjeri.
Bravoooo te lumte dora Nazarko je 1-sh.
PSE RAMA E KA FAJIN QE NANO MARKU E BEJTE JANE TE PA AFTE PSE RAMA I THA MUC NANO MERU ME VESHJEN TIME PSE FAJIN RAM A E KA QE MARK MARK ESHTE ANTIKAP MENTAL DHE BEJTE JETON NE NJE BOTE TJETER KY ESHTE PROBLÈME I ORGANIZATORIT TE EMISIONIT.
PER MENDIMIN TIME RAMA BENE GABIM QE HYNE NE DÉBAT ME NJEREZ TE PA KULTIVUAR .
NIVELI INTELEKTUAL I RAMES ESHTE I LARTE DHE DUHEN FAKTE PER TA VENE NE SITUATE TE VESHTIRE
JO MILITANTE POLITIK TE P.D PASI TE MARESH NE MBROJTJE P.D KE HUMBUR LUFTEN PA E FILLUAR
DEBATI IDHTE I FORTE RAMA E FITOJE 100 %
Nazarko asht ” ekspert” per çdo gja , ndigjojeni mire se nuk han m.. kot
Ky a ixoti,eshte i vetmi qeha M…plot!.
Ne ate emision gjithonalistet mbeten nga fillimi, ne fund te emisionit, ne faktin e largimit te shqiptareve.
Po sepse vet largohen e vijne kur t,ju doje suma. Vetem populli nuk duhet te largohet per nje jete me te mire.
_ Kjo vlen per tu theksuar, sepse keta gjithonaliste njohin dhe marin lajme vetem ne buleverdin Deshmoret e Kombit dhe harrojne jeten dhe luften per te , qe behet ne rrethina dhe zona te thella.
Ata duhet te trajtonin shkaqet qe i shtyjne shqiptaret drejt largimit. Dhe keta Rames askush nuk ja thote dot.
Une po rri aty ku keni qejf ju zoti Nazarko. Shkoni ne fabrikat e qumeshtit ne Shqiperi. Dy me te medhate, Erzeni ne Berat dhe Lufra ne Lushnje. Ndersa ne vitin 2010 keto fabrika nuk arrinin te grumbullonin gjithe sasine e qumeshtit qe prodhonin fermeret, sot gjysmen e tij e importojne nga Maqedonia, bile dhe nga Kroacia.
Pse sepse fshatari e ka pergjysmuar numrin e krereve te lopeve dhe te be-be-ve te tjera, si rezultat i politikave adpak nxitese te kesaj qeverie.
Dhe kete pyetje ti benin kryeministrit. Ne vitin 2010 ka patur 72 000 krere lope ne Myzeqe, nga Vlora, Fier, Berat, Lushnj, Kavaje. sot ka 35 000. Kush mban pergjegjesi
per kete renie drastike.
Po keshtu per prodhimin e prrimeve. Nuk e di a e degjuat para disa ditesh ankesen e dy vellezerve ne Lushnje. Erdhen nga Italua, investuan miliona, ndertuan nje sere moderne dhe nuk shisnin dot prodhimin. U shkatertuam, thane. Vitin tjeter nuk mbjellim me. Do te ikim ne Itali.
Ja pra shkaku i largimit. Sepse shteti nuk e nxit prodhimin vendas, me dubvencion jo e jo. Sd me planifikim, as me gjetje te tregjeve nderkombetare dhe me kontrata pese apo dhjete vjecare. E kam thene. E gjithe fusha e Myzeqese nga Kavaja ne Narte, po te mbulohet me plastmas, me sera per prrime, nuk arrijme dot te ngopim Russine dhe vendet e tjera rreth saj.
Po kush te vrase mendjen.
Per bujqesi blektori as qe behet me fjal , ne SHQIPERI sot, fshatrat e thella dhe ato pak me te thella jan boshatisur totalisht jan te pa banushem , ne kohen e zogut dhe ate te partis punes , deri ne piken e fundit te territorit banonin njerez qe mereshin me blegtori , sot nuk ka me , te ter jan grumbulluar neper qytete , kan ber floket me xhel dhe bejn matrapazin me shum se ate qe i takon ish fshatarve , sot prodhimet e mishit e te tjera i marim nga maqedonia , perveç ksaj kryesore esht se industria ajo nuk egziston me ne kte vend , esht inegzistente , te gjitha gjoia onterpriza jan irrentabel jan ne hije qe egzistojn vetem ne leter, pra ktu ne kte vend ka vetem nje drejtesi totalisht te korruptuar dhe ca lloqexhi politikan gazetar anal ist dhe ojeq te degjeneruara qe punojn pa u lodhur per degjenerimin e kti populli , pra e çi duhemi ne europes per çfar , kjo esht arsyeja qe sna pranon europa , o njerez nuk esht budalla saliu , esht ish komunisti me i vendisur , ju kerkuat nderrim sistemi ai per ish partin e vet beri vetem nje gje , ju çoj ne vitin zero , shkatertoj me teorit e veta te ter industrin e kti vendi çfar ai sistem beri per 50 vjet , beri levizje demografike te corientuar , shkaterroj shkollen dhe gjyqtaret i mori neper kurse plepash , dhe ju thot sot ju o popull qe shani ate sistem , do ta vuani dhe ta kerkoni ate me shekuj , se cfar u ndertua per 50 vjet nga njerez te ndershem pra te paret tuaj , nuk ndertohet me dot kurr me nje popull te shperfytyruar titalisht siç jemi ber ne SHQIPTARET , tashme urdho ndertoheni ekonomin keni byth , ndertoheni shkollen me cilsi , ndertoheni drejtesin e shtetin me maskarenj dhe llumin e kti kombi keni byth . Pra Sali berisha mas Enver Hoxhes esht udheheqsi me inteligjent qe ka pasur ky vend shkatertoj kte vend , nxori dufin e nderrimit sistemit , por dhe fitoj dhe u pasuruar duke luajtur rol kapitalisti , dhe sot shikon ben sehir dhe tall bythen me kta politikan qesharak qe ka ky vend , saliu ka qen esht dhe do vdesi komunist me kostum kapitalisti.
Per bujqesi blektori as qe behet me fjal , ne SHQIPERI sot, fshatrat e thella dhe ato pak me te thella jan boshatisur totalisht jan te pa banushem , ne kohen e zogut dhe ate te partis punes , deri ne piken e fundit te territorit banonin njerez qe mereshin me blegtori , sot nuk ka me , te ter jan grumbulluar neper qytete , kan ber floket me xhel dhe bejn matrapazin me shum se ate qe i takon ish fshatarve , sot prodhimet e mishit e te tjera i marim nga maqedonia , perveç ksaj kryesore esht se industria ajo nuk egziston me ne kte vend , esht inegzistente , te gjitha gjoia onterpriza jan irrentabel , jan ne hije qe egzistojn vetem ne leter, pra ktu ne kte vend ka vetem nje drejtesi totalisht te korruptuar dhe ca lloqexhi politikan gazetar anal ist dhe ojeq te degjeneruara qe punojn pa u lodhur per degjenerimin e kti populli , pra e çi duhemi ne europes per çfar , kjo esht arsyeja qe sna pranon europa , o njerez nuk esht budalla saliu , esht ish komunisti me i vendosur , ju kerkuat nderrim sistemi, ai per ish partin e vet beri vetem nje gje , ju çoj ne vitin zero , shkaterroj me teorit e veta te ter industrin e kti vendi , çfar ai sistem ndertoj per 50 vjet , beri levizje demografike te corientuar , shkaterroj shkollen dhe gjyqtaret i mori neper kurse plepash , dhe ju thot sot ju o popull qe shani ate sistem , do ta vuani dhe ta kerkoni ate me shekuj , se cfar u ndertua per 50 vjet nga njerez te ndershem pra te paret tuaj , nuk ndertohet me dot kurr me nje popull te shperfytyruar totalisht siç jemi ber ne SHQIPTARET , tashme urdho ndertoheni ekonomin keni byth , ndertoheni shkollen me cilsi , ndertoheni drejtesin e shtetin me maskarenj dhe llumin e kti kombi keni byth . Pra Sali berisha mas Enver Hoxhes esht udheheqsi me inteligjent qe ka pasur ky vend shkaterroj kte vend , nxori dufin e nderrimit sistemit , por dhe fitoj dhe u pasuruar duke luajtur rol kapitalisti , dhe sot shikon ben sehir dhe tall bythen me kta politikan qesharak qe ka ky vend , saliu ka qen esht dhe do vdesi komunist me kostum kapitalisti.
Nazarko, ato paloanalistet qe vetem analiste nuk jane por llafazane deri ne neveri si Mark Marku, nuk i ka thirrur Rama. Ata jane repart i gatshem i perversit Fevzi ne lufte kunder qeverise dhe kryeministrit. Kur jane perballe Saliut apo Lulit, keta plehra rrine si pula te lagura.
Be-be-ja jep para te madhe por rama e ka shpresen me shume tek dro-dro-ja. Cte beje … ia zune tahirin se e kishte qepur sic duhej.