Otomanizmi që përgjon pas dyerve të Shqipërisë

24 Tetor 2019, 17:27Blog TEMA
Otomanizmi që përgjon pas dyerve të Shqipërisë

 

 

 

Nga Arben Rata

Ka gjithmonë një ditë kur dikush në Shqipëri ndjehet mjaftueshëm I guximshëm për të hedhur idenë që shpëtimi jonë vjenë nga otomonizmi. Dhe zakonisht këtë e lidhin gjithnjë me nevojën për të mbrojtur “shumicën” myslymane të Shqipërisë. Pas kësaj që I ndodhi Shqipërisë me negociatat dhe hapjen e debatit për alternative të reja , një shkrim I sotëm në gazetën “Panorama” duket se mezi kishte pritur të shpërthente .

Në qendër të sulmit është vënë Ismail Kadare, I cili si një emblemë kombëtare e orientimit dhe suksesit tonë perëndimor, është armiku më I madh I “Shqipërisë Otomone” që tenton të ringjallet sa herë Shqipëria zhytet në kriza të tilla gjeopolitike.

Autoti F.Z. që paskësh qenë dhe kandidatë për deputet I Lulzim Bashës në Elbasan, e konsideron persekutim ndaj myslymanëve pushtetin e fjalës së Ismial Kadaresë I cili edhe në rastin e masakrës ndaj tabloidit francez, ka theksuar se myslymanizmi e ka sulmuar tre herë Evropën, një herë nga Spanja, një herë nga Ballkani dhe tani përmes terrorizmit.

Në përpjekje për të mos qenë deri në fund ballas me Kadarenë, ka shpikur dhe faktin që Kadareja është “penduar” për sulmet ndaj myslymanizimit të Shqipërisë, dhe vazhdon kritikon aktorë të tjerë të shtypit dhe opinionit publik, që janë vigjilentë ndaj përdorimit të fesë myslymane në politikë dhe pse jo zgjimit të tentakulave otomane në Shqipëri.

Si rast konkret merr disa kritika të gazetares Arbana Xhara ndaj frikës se Albin Kurti si populist, u ka shkel syrin myslymanëve që kërkojnë të institucionalizojnë mbulimin me shami në Kosovë, për një grusht vota, dhe po ashtu dëshirës së lexueshme të një hoxhe me emër kristianë, që flet cdo javë në një emision “bamirësie” se si myslymanët do shpëtojnë Shqipërinë nga varfëria. Biles këtë javë ai hoxha është trimëruar aq shumë, sa ka zbuar dhe gazetaren profesioniste nga emisioni, (larg qoftë pse nuk ështëmyslymane) dhe I ka dal zot vet dhe prezantimit.

Nuk ja vlen të hysh në polemikë me gjithë marrëzitë e autorit në fjalë, se dukej që ishte lodhur të citonte dhe libra për këtë çështje, por ngjante nga ata që kanë lexuar vetëm Kuranin.

Ajo që vlen të thuhet është se sa herë Shqipëria ka tronditje të tilla si ky refuzimi I Francës për të shkuar drejt Evropës, ndoshta për arsye po kaq fetare sa ngritja e veshëve të këtyre filomyslymanëve shqiptarë, aq herë janë të gatshëm tipa të tillë të na çudisin me alternativa të tjera për Shqipërinë. Në vitin 1997 Sali Berisha ishte gati të lidhej dhe me “Al Qaida” për të shpëtuar nga fshesa amerikane prej pushtetit. Tani edhe pse ky tipi I përket një partie të djathtë, është gati të marrë në mbrojtje dhe një të majtë si Albin Kurti, mjafton që ai ka thënë fjalë të mira për shaminë në Kosovë.

Kjo është shenja e parë se refuzimi për të na hapur negociatat është lexuar “mirë” dhe nga Shqipëria Otomane. Gati janë. Kanë bërë dhe listat e atyre që I pengojnë. Por mjerisht në krye të listës është Ismail Kadareja, që ka stampuar identetin tonë kultuor si pjesë e Perëndimit dhe që ka bërë aq shumë libra, sa ata nuk I lexojnë dot gjithë jetën.

Nisjani me diegien e librave të tij, se kemi kohë pa parë talebanë në sheshet tona.

 

 

 

 

19 komente në “Otomanizmi që përgjon pas dyerve të Shqipërisë”

  1. Turkoshaku denbabaden says:

    Plotesisht me ty o Arben djali po kujt i thua.
    500 vjet miqesi nuk harrohen kaq kollaj (nje fraze e perafert me ate te thene ne filimin fantastik “Nentori i dyte).
    Si themi ne shqipatert; beji nenen qe te te thote babe. Turqit na e bene per 500 vjet rresht, jemi i vetmi shtet qe na meten jasht 3 çereku i territorit per shkak te tyre.
    Pak e kemi mire te na behet, perderi sa toka jone e shtrenjet prodhone kaq shume barera helmues .

    1. Flm says:

      Jo ore mik perfitimi i Shqiperis nuk do te ishte thjesht “trojet e humbura”, por nje Ballkan qe do te ishte qendra e Europes, pa kufinj, miljona Aberesh dhe Arvanitas nuk do te ishin shperngulur.
      ###
      Qendra e botes se civilizuar ishte Anatolia (anadolli)
      me Kostandinopojen qendra e Krishterizmit.
      “Qendra e gravitetit” u zhvendos drejt Europes pas renies nga Islamo-Otomanizmi i Kostandinopojes dhe Bizantit ne 1453.
      ###
      Nuk eshte rastesi qe Rilindja Europiane i perket periudhes pas Bizante ku mijera, njerez Princa, murgj, filozof, arkitekt, shrimtar, artist, piktor, astronom, gjeograf, fizikant …. u drejtuan drejt Europes per te shpetuar nga asimilimi, duke mare me vete gjithe mbishrimet e lashtesise qe kishte shpetuar Bizanti nga bibloteka e Aleksandris, dhe sot gjenden ne Vatikan.
      ###
      Lexoni librin “Kronikat e Tursun Beut” se si e pershkruante Kostandinopojen (do te mahniteni) pasi u zaptua nga kolera Otomane.

    2. El Topo says:

      “NAENTORI 2te” eshte film teper propaganditues, sidomos ne lidhje me Osmanet duke qene se vet Ismail Qemali ishte nje fisnik Osman.

      Shqiptaret, trojet e tyre i humben prej Perendimit dhe tradhetise se Perendimit nese nuk e ke marr vesh ende

      Qe te mos perseris veten, bera nje koment me poshte dhe po e hedh edhe ketu:

      ” Gazetari nuk eshte edhe aq injorant sepse e trajton Ottomanizmin si problem politik.

      Injoranca me e madhe ketu eshte e komentuesve qe edhe mbas 120 vitesh ngaterojne Ottmanizmin me Turqine e Ataturkut qe ne identitet,ideologji , perkufizime dhe sistem jane pak a shume te kunderta duke qene se Perandoria Osmane ishte nje perandori multi etnike, multi kulturore me nje sulltanat tolerant islamik.

      Nuk jane as te verdijshem se Perandoria Osmane pati jurudiksiob per 370 vite ne Shqiperi dhe jo miti i 500 viteve.

      Nuk jane as te vetdijshem per rolin teper te madh te shqiptareve ne Perandorine Osmane dhe perdorin terma injorantesh si “na beri kete dhe ate Turqi”.

      As nuk ndryshojne ne paditurine e tyre”

    3. Vatra says:

      Tani edhe pushtimet dhe gjenocidet sllave Turqisë i mvishen po çfar turpi po Tolstoi qfar denonconte turqit apo sllavët 1/2 e teritoreve i morën popujt jo muslimanë dhe që ma së keqi e paguan shqiptarët krishterë që mbeten jashtë Shqiprisë ata 90% u asimiluan shembull drastik është Shkupi dhe Igumenica me Janinen

    4. vang says:

      E lexova artikullin ne fjale ne gazeten ”Panorama”.Nje shkrim i neveritshem. TE krishteret dhe katoliket ne Shqiperi nuk kane asnje fobi ndaj myslimaneve shqiptare .Bashke kemi studiuar,punuar,martuar etj.Trembemi per KOSOVEN sepse atje eshte krijuar nje kulture pak ndryshe se ne ketu.por autori mos te na dali dhe me levdata per islamin sepse nuk ka cfare ti vecoje per mire vecse per keq ne disa interpretime te Kuranit.ISLAMI nuk eshte feja jone, pike.Eshte feja e pushtuesit,pike.Eshte feja e tyre qe kur vijne ne vizita shtetrore shume qeveritare per turp fshehin Skenderbeun.Eshte feja qe gruan e perul dhe e mbulon me burken si thes sikur gruaja eshte qymyr.Artikull shkruesi i” panorames ” nuk ka pune te propogandoje dhe te hapi falangat te tjera dhe te na fanatizoje ajo perde e zeze mesjetare,pa ti lere levdatat se eshte fe e paqes.Asnje mysliman shqiptar nuk e shoh te ndryshem nga vehtja,dhe nuset i kam myslimane por keta teoriciene otomane jane te rrezikshem. Ka futur edhe Kadarene ne kritikat e tij por qenka penduar.Nuk pendohet te thote njeri te verteten. Islami eshte feja e pushtuesit.Prapambetja jone eshte pushtimi 5 shekullor.

    5. undefined sunitus says:

      Mos shani Turqine Osmane pasi truri dhe mendesia e shqypove sot e ka origjinen ne trashgimninie Osmane muslimone aziatike.

      Shqiptari identifikohet me shume me Turkun se Gjergj Kastriotin, cdo arsyetim e shpjegim tjeter pavlere.

      Doni ma per Ballistin apo Kreshnikun me shqiponjen dikrenare pellazgo-turke!

  2. abc says:

    Bravo …
    Ja dhe nje artikull per se mbari, qe etiketon problemin vertet te madhe te Shqiperis dhe Shqiptareve.

    1. Illyria-Shqiperia says:

      Kam kohe qe e them. Do ia degjojne krismen! Mjere ne!

  3. Supaxhiu 300 evro says:

    Kur del islamisti nè tv dhe propagandon shamit dhe perçet nè fytyrè a thua nuk èsht provokim ndaj ligjeve tè shtetit dhe si rrjedhoj ndonjè i çmendur ngrihet dhe reagon ndaj kètij fillo terroristi.Kadareja èshtè shpata e mpreht ndaj talebanève injorant sè bashku me kètè idiotin e elbasanit qè magjistratura tè merret bashkè me policin dhe tè analizojn kètè pleh elbosoni-

  4. mimmo says:

    Vlen te citohen fjalet e Raymond Poincare (President France 1913-1920) icili tha : “Ku ka shkelur Perandoria Otomane, nuk ka mbire as bari ! ! ! Hapni syte! krhasoni vendet e ish Jugosllavise si Sllovenia,Croazia me Serbi,Kosova,Bosnja,Maqedonia ,dy vendet e para ishin nen Austro-Hungari, ndersa pjesa tjeter ishin nen Perandorine Otomane ! ! ! Kuptohet qarte niveli ndermjet tyre ! Pershnetje !

  5. Jeronimi says:

    Çdo e keqe në Shqipëri, po të gërmosh sado pak, lidhet vetëm me myslimanizmin!

  6. Emigranti says:

    Demin me te madh Shqiperise ja ka bere Turqia. Megjithese kane kaluar mbi 100 Chet gjurmet e turqizmave nuk jane zhdukur dhe kushedi kur do te zhduken. Behuni vigjilente o shqiptare dhe verjani “kufirin te thana “turqve e turqizmave. Nje rikthim i tyres do jete fatale per vendin tone.

  7. labi says:

    Gazetari duket qe ka pire dhalle me shumice,jo qe nuk ka lexuar fare po si duket as nuk mendon se ka libra historiene kete bote,mjafton te imagjinosh se ku ka qene Shqiperia ose me mire ballkani para se te hynin ne loje osmanllinjte,pasi ne ate kohe nuk ka pas Turqi Shqiperi e as Greqi.

    1. Adi says:

      Po si nuk ka pasur Shqiperi o mender labi. Mbreteria Shqiptare e pare eshte krijuar ne 1272 nga Anzhuinet. Me perpara shqiptaret ishin pjese e Perandorise Bizantine (Roma e Lindjes) e cila te pakten deri ne fund te mijevjecarit te pare ishte pjesa me e zhvilluar e botes. Me pas shumica qyteteve shqiptare te bregdetit ishin nen Venedikun (Republika me e zhvilluar ne Europe) dha nga Kotorri deri ne Vlore e tutje quhej Albania Veneta. Me pas ishte Skenderbeu me lidhjen e Arberit dhe ne fund e mori turku osman dhe i beri mut sic eshte dhe sot.

      Problemi dhe pyetja qe kam per autorin eshte – kush e shpalli Turqine partner strategjik para 6 vitesh dhe pse kryekurva qe kemi ne krye cdo tre muaj shkon ne vizite te erdogani?!!!!

    2. El Topo says:

      Gazetari nuk eshte edhe aq injorant sepse e trajton Ottomanizmin si problem politik.

      Injoranca me e madhe ketu eshte e komentuesve qe edhe mbas 120 vitesh ngaterojne Ottmanizmin me Turqine e Ataturkut qe ne identitet,ideologji , perkufizime dhe sistem jane pak a shume te kunderta duke qene se Perandoria Osmane ishte nje perandori multi etnike, multi kulturore me nje sulltanat tolerant islamik.

      Nuk jane as te verdijshem se Perandoria Osmane pati jurudiksiob per 370 vite ne Shqiperi dhe jo miti i 500 viteve.

      Nuk jane as te vetdijshem per rolin teper te madh te shqiptareve ne Perandorine Osmane dhe perdorin terma injorantesh si “na beri kete dhe ate Turqi”.

      As nuk ndryshojne ne paditurine e tyre.

      Sa per fjalin e fundit, dakord jam qe Greqia eshte nje krijese fallco e krijuar ne 1831 nga fuqite perendimore, dakord jam qe Turqia u krijua ne 1923, por nocion te Shqiperise ka pas ne mesjete.

      Ka plot harta me emrin Shqiperi dhe princat shqiptare ne mesjete ide identifikoheshin si Arberore.

      1. vang says:

        EL TEMPO:Cfare thua more zotri .Si spaska lidhje feja me pushtuesin,feja e cila te tjeterson deri dhe identitetin kombetar.Sa per Shqiperi nuk ka patur ne mesjete sepse kombet u krijuan me lindjen e borgjezise dhe zhdukjen e sistemit feudal,POR Shqiperia aty u krijua ku kishte shqiptare aty ku kishin lulezuar kontete njesoj dhe ne te njejtin nivel si ne gjithe Europen.Por pushtimi turk e ndaloi zhvillimin normal te procesit te cthurjes se feudalizmit dhe daljes ne sistemin borgjez .Ela SHQIPERINE te pa zhvilluar ,me tokat shqiptare te falura dhe te grabitura ,me clirim 100 vjet vonese.

    3. katarakti says:

      Ne ate kohe ka pasur Gjon Kastriot, Aranitas, Lek Dukagjin, Lek Zaharia, Topijat, Muzakat, Vrana Kont etj etj. Pra ishim te ndare ne principata, siç ishte e ndare edhe Franca, Italia etj. Ne vitin 1412 ishim edhe me te perparuar se ne vitin 1912 kur kuçedra u kthye ne strofullen e vet.

  8. Pellazgos says:

    Pa Turqi nuk do kishte Albania,por do vazhdonte Perandoria Greke e Bizantit,qe edhe kjo I ka duart me gjak.
    Harruat Galileon,Brunon dhe ata qe guxuan te ngrejne zerin kunder kucedres se Krishterrimit.
    Feja e Krishtere me Spanjen ne Ameriken Latine dhe kudo i ndryshoi A.D,N vendasve.
    Prandaj them qe Feja cilado qofte ajo,nuk ka lidhje me Zotin,se jane te semure Psiqik.
    Te pakten,myslimanet nuk kane haber cfare eshte Demokracia,Theatro,Lojera Olimpike por keta katolike dhe Orthodhokse qe jane ne zemer te civilizimit Evropiane dhe pengojne Rilindjen e Njeriut.
    Keta jane psikopate qe kane ndare popujt ne Fete e tyre te mallkuara.
    Shikoni Sllavet si u katandisen qe nga shekuj li I 6te,duke vrare vellai vellane,ne emer te fese.

  9. Usta Murat says:

    Cudi, se populli i zakonshem ne turqi na njeh shkarazi. Perse kaq entuziast osmanllinje arrnaute ndaj nje vendi qe eshte çka ne miqesi ?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje